Gossip

HISTORIA SKANDALOZE/ Ronaldinho bashkëjetonte me dy femra, të dyja në… (FOTO)

Ronaldinho ka qenë një nga futbollistët me një talent shumë të madh. Braziliani bënte diferencën në fushë dhe emri i tij shënohet me gërma të arta në historinë e futbollit. Karriera e Dinjos nuk ka qenë dhe aq e lakmueshme, pasi ish-sulmuesi nuk ishte shembull në jetën e tij personale.

Ai pëlqente së tepërmi jetën e natës, alkoolin dhe femrat e bukura. Çmenduria e brazilianit ka shkuar deri në atë pikë sa ka bashkëjetuar me dy gra në të njëjtën kohë dhe të njëjtën shtëpi. Ronaldinho jetonte njëkohësisht me Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza.

Të dy gratë ndanin të njëjtën çati në një vilë 5 milionë dollarësh në Rio. Ata nuk flinin kurrë në një dhomë së bashku me brazilianin, por kishin dhoma të ndara dhe sulmuesi flinte një natë me Priscillan e natën tjetër me Beatriz. Praktikisht, çmenduri!

Historinë e ka bërë me dije nëna e Prescillas që ka treguar dhe marrëdhënien që kanë patur mes tyre. “Ai kishte dy dhoma gjumi, një për Priscillan  dhe tjetrën për Beatriz. Të dyja, si të dashuruara që ishin, nuk e kishin problem dhe e pranonin këtë situatë. Ato nuk qëndruan kurrë në të njëjtin shtrat, një ditë i takonte Priscillas, ndërsa ditën tjetër ishte radha e Beatriz. Dinjo ju ka dhënë të dyjave të njëjtën sasi parash dhe ju ka bërë të njëjtat dhurata”.

Related posts

POZA TË NXEHTA NË IBIZA/ Bashkëshortja e Francesco Tottit më në FORMË se KURRË (FOTO)

Delo.autor

Neymar me një fanse speciale, Sierra Egan tregon “dobësinë” për brazilianin e PSG

Sadik.Autor

NDODH EDHE KJO/ Rrëfimi i Vanda Narës: Tregon prapaskenat e TRADHËTISË me ICARDIN

Isa.Autor

Leave a Comment