Futboll Sport

KALOI NJË ATAK KARDIAK NË FUNDIN E SEZONIT/ Porto merr vendimin zyrtar për karrierën e Iker Casillas

Portieri Iker Casillas i thotë stop futbollit të luajtur!

Spanjolli kaloi një atak kardiak në fundin e sezonit që lamë pas, ndërsa tani duket se do t’i japë përfundimisht fund karrierës si portier por 38-vjeçari nuk do të largohet nga Porto.

Klubi portugez ka njoftuar se portieri legjendar do të jetë pjesë e stafit drejtues të Portos. Casillas do të ketë rolin e ndërmjetësuesit të klubit në marrëdhëniet me lojtarët dhe drejtuesit.

“Do të bëj diçka ndryshe nga ajo që jam mësuar të bëj zakonisht, që ishte në fushë. Do të provoj të bëj lidhjet ndërmjet skuadrës dhe klubit. Trajneri foli me mua gjatë sezonit të kaluar kur më ndodhi problemi shëndetësor dhe ai më tha se dëshironte të qëndroja me ekipin, afër lojtarëve dhe të ndihmoj futbollistët e rinj. Do të provoj të bëj më të mirën për të ndihmuar shokët e skuadrës”, u shpreh Casillas.

Related posts

“KJO I NDODH EDHE SULMUESVE MË TË MIRË NË BOTË”/ Sulmuesi Broja: Si të mos jem i lumtur, kur…

Delo.autor

LA LIGA/ Rodrigo pasuesi i Griezmann te Atletico Madrid?

Sadik.Autor

DUELI I DEKADËS/ Wilder-Fury me revansh në rast britaniku fiton titullin kampion

Isa.Autor

Leave a Comment