Futboll Gossip Sport

ICARDI DREJT NAPOLIT? Shikoni çfarë tregon Vanda Nara në rrjetet sociale (FOTO)

E vërtetë, Juventusi e ka të lirë numrin 9 në fanellat e këtij sezoni, dhe Mauro Ikardi është favorit për ta mbajtur veshur. Por, nga ana tjetër, edhe Napoli nuk dorëzohet për shërbimet argjentinasit.

Klubi napolitan është gati të heqë dorë nga “pronari” i numrit 9-të, Simone Verdi. Kështu, 1-1 mes Juves e Napolit në distancë, dhe “topi” rinis sërish nga qendra.

Siç shkruan “Corriere dello Sport”, Mauro Ikardi tani po e mendon seriozisht propozimin e presidentit De Laurentis që të bashkohet me Napolin, dhe nuk e sheh më si ekip inferior ndaj “Zonjës”. Këtë javë, flitet se vetë Ançeloti do të ketë një takim me Ikardin.

Nga ana tjetër, edhe vetë Vanda Nara, gruaja-agjente e Ikardit, kërkon të largohet sa më shumë nga Milano, ndoshta tani edhe drejt Napolit. Vetëm ditën e fundit, ajo ka postuar në Instagram, disa foto të sajat personale, por që në fakt ajo që vihet re, janë sytë që i ka lyer me një blu të ndezur, njësoj si ngjyrat e Napolit. Të jetë koincidencë, apo një shenjë për afrim me ekipin e Ançelotit?

vanda nara

vanda naraa

vanda

Related posts

E PAPËRMBAJTSHME GJERMANIA/ Gnabry tërheq zvarrë mbrojtësin dhe shënon hat-trick, Goretzka i përgjigjet

Delo.autor

“THUMBON” RONALDON/ Ylli i Realit: E dinim se do të fitonim edhe pa atë, sepse skuadra…

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE PËR BARCELONËN/ Messi mposht Espanyol dhe vendos rekord historik

Isa.Autor

Leave a Comment