Sport Të tjera

KAMPIONATI BALLKANIK U-20/ Kuqezinjtë shpallen nënkampionë në “Beachvolley”

Dyshja kuqezi e përbërë nga volejbollistët Gesti Kapedani dhe Muharrem Deliu, janë shpallur nënkampionë të Ballkanit në përfundim të Kampionatit Ballkanik U-20 të Beachvolley, turne që u zhvillua në Prishtinë. Në këtë event morën pjesë dy çifte nga Shqipëria për djem dhe të dy u kualifikuan në fazën gjysmëfinale.

Madje në gjysmëfinale u përballën mes tyre pikërisht dy çiftet shqiptare, ku Kapedani/Deliu fitoi 2-1 ndaj dyshes tjetër kuqezi e përbërë nga Redi Bakiri-Leonardo Doda.

Ndërsa në finale, dyshja shqiptare u mund 2-0 nga rivalët rumunë, që u shpallën kampionë të Ballkanit në këtë kategori. Gjithsesi, vendi i dytë në këtë turne është një rezultat pozitiv për volejbollin shqiptar të plazhit.

Related posts

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Shpërthen RONALDO: Kjo që po ndodh është e…

Isa.Autor

Barcelona 2:1 Valencia, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

ELIMINATORET “EURO 2020″/ Përballja Turqi-Shqipëri do të luhet në stadiumin e “zjarrtë” të…

Delo.autor

Leave a Comment