Futboll Premier League

Manchester City synon rekordin e Bayern Munchen, mësoni se për çfarë bëhet fjalë

Tashmë janë 17 fitoret radhazi. Manchester City nuk di më të ndalet dhe vazhdon të vendosë rekorde të njëpasnjëshme në Premier League.

Në javën e 19-të skuadra e Pep Guardiolës shpartalloi me rezultatin e thellë 4-0 modestët e Bournemouth, me Citiziens që u bënë skuadra parë në ishull që arrin të fitojë 17 ndeshje rresht në historinë e Premier League.

Përsa u përket kampionateve të rëndësishme europiane, Manchester City barazoi rekordin e Interit të Mancinit që në sezonin 2006-2007 bëri 17 fitore radhazi, ndërsa misioni i City-it tashmë është thyejë edhe rekordin e Bayernit që ka regjistruar 19 fitore rresht.

Related posts

KUKËSI-KASTRIOTI E TRUKUAR? Reagon Safet Gjici: Nuk kemi frikë…

Delo.autor

Përballjet e Ligës së Kombeve/ PANUCCI rikthen në Kombëtare 2 SUPER mesfushorë

Isa.Autor

“DUHET TË SHKONTE NË TUALET”/ Trajneri Nagelsmann zbulon prapaskenën gjatë sfidës Barcelona-Bayern

Delo.autor

Leave a Comment