Futboll Premier League Sport

INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP/ “Topçinjtë” nuk ndalet në miqësore, mund Fiorentinën

Arsenali është duke kaluar një formë shumë të mirë dhe pas fitores 2-1 ndaj Bajernit, këtë herë ka arritur të mposht Fiorentinën 3-0, në ndeshjen miqësore të “Internacional Champions Cup”.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emeri e ka dominuar lojën dhe nuk e ka vënë asnjëherë në dilemë fitoren. Në minutën e 15-të dhe të 65-të ishte Nketiah, ai që shënoi dy golat për ekipin e tij.

Ndërkaq Uillok ishte ai që vulosi shifrat në 3-0, pas një asisti të Lakazet, në minutën e 89-të të takimit.

Reali i Madridit do të jetë kundërshtari i radhës për Arsenalin, që do të testojë më së miri veten me madrilenët.

 

Related posts

LIVE/ Nis sfida mes Liverpool dhe Newcastle

Delo.autor

U largua drejt SHBA/ Njihuni me karrierën e pasur të Ibrahimovic në Europë

Sadik.Autor

E pabesueshme/ Messi humbet penalltin ndaj Islandës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment