Futboll Premier League Sport

“SHPËRTHEU” SEZONIN E SHKUAR KAMPIONËT E ITALISË/ “Topçinjtë” dhe Barcelona në garë për talentin e Juventus…

Arsenali, Barcelona dhe Evertoni janë klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Moise Ken.

Sulmuesi 19-vjeçar shpërtheu në skuadrën e parë të kampionëve të Italisë sezonin e shkuar, por me konkurrencën që do të ketë me Ronaldon, Dibalën dhe Manxukiçin, ai do ta ketë vështirë të gjejë hapësirat që do donte në skuadrën e Sarrit. Rivalët e Juves janë gati të përfitojnë. Deri tani Evertoni është skuadra që kishte treguar interes të madh te talenti i kombëtares italiane. Por informacion kanë kërkuar edhe gjigantët e Arsenalit dhe Barcelonës.

Juventusi i ka vendosur 19-vjeçarit një çmim 25-30 milionë euro, por kërkon me ngulm përfshirjen e klauzolës së riblerjes për 40 milionë euro. Ken shënoi 6 gola në 13 ndeshje në Serinë A sezonin e shkuar dhe fitoi edhe ftesën në kombëtaren italiane, me të cilën festoi edhe dy golat e parë në 3 ndeshje. Juve po përgatitet që të rinovojë deri në 2024 me klientin e Raiolës, përpara se ta shesë.

Related posts

KAOS NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Serie A kthehet në “xhungël”, klubet krijojnë fronte

Delo.autor

Muller: Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, Gjermania t’i marrë më të mirën

Isa.Autor

SFIDON TRE KLUBET E MËDHA PËR YLLIN E PREMIER/ Juventus provon të arrijë marrëveshje duke futur në operacion…

Delo.autor

Leave a Comment