Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Shefi i skuadrës Mercedes, Wolff: Rekordet e Schumacher në një epokë tjetër, Lewis nuk…

Objektivi i Lewis Hamilton është të arrijë rekordet e Michael Schumacher, por për shefin e Mercedes, Toto Wolff, kjo gjë është e pamundur. Piloti britanik ka korrur 80 fitore në Formula 1 dhe është 11 fitore larg legjendës Schumacher. Gjithsesi, ish-piloti i Ferrarit numëron 7 tituj kampionë bote në Formula 1, dy më shumë se Hamilton.

“Nëse një pilot ka talent, nëse punon fort, ashtu sikurse Hamilton dhe ndodhet në një makinë që në ato momente është më e mira, natyrisht që mund të triumfojë gjithnjë. Gjithsesi, ajo që ka arritur Michael është ende maksimumi. Ato rezultate janë arritur në një nivel krejt tjetër nga ky që është sot në sportin tonë”, tha Wolff.

“Nuk do të jetë e lehtë, por Lewis është në rrugën e duhur. Ai ka ende shumë fitore përpara dhe tituj për të fituar për t’u barazuar me Schumacher”, u shpreh shefi i makinës gjermane. Hamilton mban sot rekordin e “pole position”, 86, askush si ai në Formula 1 (Schumacher ka arritur 68 pole).

Related posts

NJË KAMPION I MADH ME KOSTO ZERO/ Milan hidhet në sulm, synon të “rrëmbejë” spanjollin…

Delo.autor

Kampioni i botës bëhet objektivi kryesor i Chelsea për mesfushën

Sadik.Autor

WILLIAN TREGOHET I SINQERTË/ Po të qëndronte Conte tek CHELSEA do të isha…

Isa.Autor

Leave a Comment