Futboll Sport

“KEMI NEVOJË PËR PAUZA”/ Klopp lëshon “BOMBËN”: Po i “VRASIM” futbollistët…

Mund të jetë edhe e vërtetë se çdo ndeshje duhet luajtur sikur të ishte një finale Botërori, por të paktën miqësoret verore mund të jenë larg tensionit.

Liverpoolit nuk i ka ndodhur. Ata të Sevillës e morën shumë seriozisht testin në Boston, duke shkaktuar shumë faulle të rrezikshme.

Dhe Jurgen Klopp zemërohet për ndërhyrjen ndaj debutuesit Larusi, i cili e la fushën me barelë, por edhe sepse lojtarët e tij, të cilët e mbyllën sezonin kontinental me finalen kundër Tottenhamit, është dashur të luajnë edhe pas 1 qershorit.

Siç shkruan “The Sun”, Klop është ankuar për “sezonin 13 muaj” të Sadio Manesë, i cili në fakt sapo ka përfunduar Kupën e Afrikës, por do të jetë në dispozicion të skuadrës për debutimin në Premier Ligë kundër Norwich më 9 gusht.

Sulmuesi senegalez nuk do të ketë as kohën për të shijuar disa ditë pushimi, pa vrapuar.

“Për grumbullimin nuk është një problem, i kemi të gjithë përveç tredhëmbëshit të sulmit dhe Alisonit. Por pas tri ditëve, nuk mund të shkosh dhe t’u kërkosh lojtarëve: ‘jepini tani, hajde të nisim të vrapojmë’. Kanë pasur një verë të vështirë. Dhe në të ardhmen duhet të ndryshojë. Anglia e nis kampionatin e para, apo jo? E ku është koha për t’u stërvitur?

Ka gjithnjë një ndeshje pas tjetrës. Ka nevojë për pauza. Le t’i lëmë të çlodhen këta djem. Duhet të tregohemi guximtarë. Le të mos e trajtojmë çdo ndeshje sikur të jetë e fundit e dekadës. Ka shumë presion dhe duhet të ketë pushime. Kështu ne po i ‘vrasim’ futbollistët”, deklaroi Klopp.

Related posts

LOJË ME PESHA TË RËNDA/ Tirana nis negociatat me dy “rebelët” e Partizanit

Delo.autor

Kukësi stërvitet në bregdet, Pacult: T’ia shtyjmë festën Skënderbeut! (VIDEO)

Sadik.Autor

ANALIZA E KATEGORISË SUPERIORE/ Ja renditja për prekjen e topit të çdo skuadre…

Delo.autor

Leave a Comment