Futboll Sport

KËRKOJNË SURPRIZËN NË HUNGARI/ Kukësi në sulm për fitore ndaj Debrecen

Kukësi do surprizën në Hungari. Përtej tersit që patën me avionin, duhet thënë se lojtarët janë më të karikuar se kurrë për të tentuar një rezultat pozitiv ndaj Debrecenit. Dhe për të shtuar entuziazmin ka menduar Safet Gjici. Jo vetëm që u ka dhënë një rrogë të prapambetur, por ka premtuar edhe superpremio.

Gjatë një takimi të zhvilluar në tokën hungareze me një pjesë të futbollistëve, ai është munduar që t’i mobilizojë me shpërblim, ndonëse nuk ka përmendur shifra. Kreu i klubit pret që ekipi të japë maksimumin në këtë 90-minutësh dhe ua ka thënë troç se në rast kualifikimi, s’do të kursehet.

66215332_1806802336131772_3088046288567009280_n

AVIONI

Kukësi ka udhëtuar ditën e martë drejt Hungarisë, por futbollistët janë përballur me një vonesë në Tiranë, e cila i ka lodhur disi. Avioni duhet të nisej në orën 21:30, por është nisur rreth 1 orë e gjysmë me vonesë, gjë e cila i ka sfilitur lojtarët dhe nervozuar drejtuesit, të cilët kanë kërkuar llogari në një prej zyrave të aeroportit “Nënë Tereza” për këtë anomali. Fluturimi më tej ka shkuar në perfeksion dhe më pas janë akomoduar në një prej hoteleve luksoze të qytetit të Debrecenit. Paraditja ka qenë e gjitha për t’u qetësuar dhe rifituar energjitë e humbura.

RRESHTIMI

E fundit seancë stërvitore u zhvillua dje në orarin e ndeshjes, në stadiumin ku do të përballen me Debrecenin. Ernest Gjoka “vulosi” edhe skemën sesi do të luajë, e cila do të jetë 4-4-1-1. Kështu Frashëri do mbrojë portën, Kitanovski do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes, Cuculi e Teqja në qendrën dhe Rrumbullaku majtas. Në mesfushë do të rreshtohet kjo katërshe, Ethemi-MusolliLimaj-Rama. Ndërsa sulmi do udhëhiqet nga Shkurtaj i mbështetur nga Rroca. Kujtojmë që mungesë e konfirmuar është ajo e Shametit, i cili prej temperaturës së lartë e humbi këtë transfertë të rëndësishme.

KUKESI

Related posts

Alexis Sanchez thyen heshtjen: Prisja më mirë…

Sadik.Autor

“DO TË SAKRIFIKOSH SHUMË, POR…”/ Sulmuesi Mandzukic merr vendimin, jep dorëheqjen nga futbolli

Delo.autor

ZHGËNJEN PATRIOT BEHRAMI/ Eliminohet në çerekfinale të “Minsk 2019”

Delo.autor

Leave a Comment