Futboll Ligue 1 Sport

“KLUBI DUHET TA LËRË NEYMAR TË LARGOHET”/ Flet Marco Verratti: Nuk mund të mbash në ekip një…

Nejmar është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak se dëshiron të largohet nga PSG-ja.
Për këtë ka folur edhe një lojtarët më të mirë tek PSG-ja, Marko Verrati:

“Kur një lojtar me të vërtetë dëshiron të largohet, klubi duhet ta lërë atë të shkojë, natyrisht me kushtet e vendosura nga klubi. Nuk mund të mbani në ekip një lojtar, që dëshiron të largohet. Unë sigurisht që nuk dua që ai të ikë. Asnjëherë nuk kam dëgjuar të thotë se ai dëshiron të largohet. Nuk e di çfarë kanë diskutuar me klubin, por personalisht do të preferoja të qëndrojë.”, u shpreh mesfushori italian.

Spekulimet janë të shumta se Nejmar, po kërkon një largim nga PSG-ja, dhe shpreson të rikthehet tek Barcelona. Braziliani luan prej dy sezonesh në “Parc de Princ”, ku ka zhvilluar 58 ndeshje dhe ka shënuar 51 gola, megjithëse është përballur me dëmtime të shumta.

Related posts

ZYRTARE/ Vjen lamtumira e parë e bujshme nga Juventus, ja emri…

Delo.autor

Taulant Seferi: Endrra ime është që të thirrem nga Panucci sa më shpejt (VIDEO)

Sadik.Autor

MOMENTE TENSIONI/ Donnarumma u kërkoi të mos e vërshëllenin, por shikoni si përgjigjet “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment