Futboll La Liga Sport

ANALIZA SIPAS PRESTIGJOZES “MARCA”/ Nga skema tek kritikat, ja 5 gabimet që po bën Zidane

Është ende herët, por në Madrid kanë nisur të frikësohen dhe të mendojnë se fundi i sezonit që do të vijë mund të jetë i dështuar si ai që lamë pas.

Shenjat në miqësore nuk kanë qenë aspak pozitive. Gazeta spanjolle “Marca” rendit 5 gabimet që ka bërë deri tani trajneri Zinedin Zidan dhe duhet t’i korrigjojë patjetër në të ardhmen për të shmangur katastrofën.

1. FORMACIONI- Nëse fusim Hazardin në vend të Kristianos dhe Kurtuanë në vend të Kejlorit, formacioni tip i Realit të Madridit për sezonin 2019-2020 nuk ndryshon shumë. Ata që u afruan në merkato me shumë mundësi nuk do të kenë një rol protagonisti dhe titullarët do të vazhdojnë të jenë njerëzit e besuar të Zidanit në vitet e mëparshme.

2. SKEMA- Ndaj Arsenalit u tentua të luhej me skemën 4-4-2, por alternativat e Realit në këtë aspekt janë të pakta dhe klasikja vazhdon të mbetet 4-3-3. Thonë se futbolli nuk është çështje skemash, por sigurisht që ato janë të rëndësishme për të kaluar momentet e vështira.

3. PA REAGIM- Reali i Madridit i ka nisur të tria miqësoret në SHBA duke humbur. Intensiteti ka qenë shumë i ulët dhe në pjesën e parë janë pësuar shumë gola. Zëvendësimet e Zidanit nuk kanë sjellë ndonjë efekt në lojë, madje lojtarët kanë luajtur në role të ndryshme. Rodrigo ka luajtur si mesfushor, ndërsa Vinicius në krahun ku nuk jep dot më të mirën e tij.

4. PAK TË RINJ- Brahim Diaz është i dëmtuar, por edhe nëse do të ishte në 100%, do të kishte pak minuta. Këtë ka lënë të kuptohet Zinedin Zidan, i cili Rodrigon dhe Kubon i ka aktivizuar shumë pak. Trajneri francez u beson shumë pak të rinjve.

5. PAK KRITIKA- Zidan është i bindur se skuadra e tij do të reagojë me fillimin e sezonit zyrtar, por ndoshta po gabon që nuk po e kritikon skuadrën në konferencë dhe po i mbron më shumë sesa duhet. Duhet një “shkundje” për të zbritur me këmbë në tokë.

Related posts

ZYRTARE/ Ballkani prezanton trajnerin e ri, ja kush është pasuesi i Shkëmbit

Delo.autor

AFati i hidhur i Allegri-t, historia e pakuptueshme e fituesit më të urryer të historisë së Juventus

Q.Autor

ZYRTARE/ Manchester City shet për 5 milion euro lojtarin e përfaqësueses së Kosovës

Sadik.Autor

Leave a Comment