Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA UDHËTON DREJT RUMANISË/ FSHF programon për “kuqezinjtë” dy miqësore, ja datat

Kombëtarja U-18 e Shqipërisë ka dy miqësore të programuara në muajin gusht, ku do të udhëtojë drejt Rumanisë.

Ekipi i drejtuar nga Olsi Uku do të testojë grupin e të grumbulluarve në dy ndeshjet ndaj rumunëve, përkatësisht më 13 dhe 15 gusht.

Këto dy ndeshje miqësore zhvillohen për të ndjekur nga afër lojtarët e talentuar që mund të shërbejnë në të ardhmen për Kombëtaren U-19 e më lart.

Ekipi kombëtar do nisë grumbullimin nga data 9 gusht në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar aty disa ditë stërvitje, para nisjes për në Rumani.

Ndeshja e parë do të luhet në datë 13 gusht në orën 17:00 dhe ndeshja e dytë më datë 15 gusht në orën 10:00.

Për këto dy ndeshje miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjes 2002, që luajnë në Shqipëri, por dhe elemente që vijnë nga jashtë.

Related posts

BEFASUESE/ Iu bashkua SHQIPËRISË, ish-lojtari i PARTIZANIT “tradhëton” PANUCCIN

Isa.Autor

MBRËMJA GALA “TOPI I ARTË 2024″/ Njihuni me të nominuarit

F.autor

I HABIT TË GJITHË/ Shënon Hapoeli, por nuk ka publik. Një lojtar shkon në tribunë dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment