Futboll Kategoria Superiore Sport

FORMACIONI I MINUTAVE/ Ja cilët lojtarë janë aktivizuar më shumë në Superiore…

Janë luajtur 15 takime të “Abissnet Superiore”-s, ku skuadrat kanë dhënë gjithçka në fushë për të marrë maksimumin, me disa që janë brenda pritshmërive dhe të tjerat larg tyre. Deri më tani është krijuar një panoramë e qartë edhe rreth lojtarëve më të rëndësishëm të këtyre skuadrave, mjafton të shohësh edhe ata që kanë qenë më të preferuarit nga ana e trajnerëve, por nga ana tjetër edhe me “muskuj më të hekurt”.

“Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim rreth titullarëve më të aktivizuar gjatë kësaj faze të kampionatit, ku bie në sy që vetëm pesë futbollistë i kanë pasur minutat të plota, tre prej të cilëve portierë.

Në bazë edhe të aktivizimeve, gazeta zbulon edhe formacionin e minutave në 10 ekipet e elitës, ku ka vend për nga dy lojtarë të Kukësit, Laçit, Vllaznisë dhe Skënderbeut, si edhe nga një përfaqësues e kanë Tirana, Partizani dhe Dinamo.

Nuk dihet se cilat do të ishin rezultatet e kësaj “skuadre” në garë me ekipet e tjera, por në bazë të vlerave që kanë, patjetër që do të radhiteshin mes ekipeve pretendente.

PORTA – Duke qenë se deri më tani ishin tre portierë me minutat e plota, edhe përzgjedhja ishte e vështirë për të caktuar titullarin. kolegët e tjerë.

MBROJTJA – Reparti difensiv rreshtohet me katër mbrojtës klasikë, teksa në krahun e majtë është Esin Hakaj i Vllaznisë me 1335 minuta. Sakaq, në të djathtin fiton një vend në formacion Marko Roganoviç i Laçit me 1337 minuta.

Dyshja e qendrës së Bëhet fjalë për Anxhelo Tafasin, Pano Qirkon dhe Bekim Rexhepin, por rezultatet e skuadrës dhe golat e pësuar bëjnë që mbrojtjen e katërkëndëshit të minutave ta fitojë “gardiani” i Kukësit.

Tafas është në vendin e dytë me ekipin e tij dhe njëkohësisht ka pësuar më pak gola në krahasim me mbrojtjes përbëhet nga Erion Hoxhallari i Tiranës me 1339 minuta dhe Leonat Vitija i Skënderbeut me minuta të plota, pikërisht 1350.

MESFUSHA – Bëhet fjalë për një repart ku nuk mungon forca dhe cilësia, teksa në mesfushë rreshtohen katër futbollistë. Emiljano Musta i Partizanit, ndonëse një mbrojtës krahu klasik, në të shumtën e rasteve ka treguar se mbulon mirë edhe mesin e fushës në krahun e majtë, teksa ka në këmbët e tij 1350 minuta të plota.

Me maksimumin e minutave në këtë repart është edhe futbollisti i Skënderbeut, Jorgo Meksi. Ka vend në këtë repart edhe për Ardit Deliun e Laçit me 1320 minuta dhe Fjoart Jonuzin e Vllaznisë me 1347 minuta në total.

SULMI – Në repartin e avancuar janë kapitenët e Kukësit dhe Dinamos. Bëhet fjalë për Gjelbrim Taipin, me 1335 minuta, i cili në këtë formacion do të jetë një sulmues i tërhequr, duke parë edhe karakteristikat e tij.

29- vjeçari do të jetë në ndihmë të ish-shokut të tij të skuadrës, Agim Ibraimit, me 1334 minuta, i cili do të përbëjë i vetëm këtë repart. 33-vjeçari, për hir të skuadrës, ka bërë shpesh edhe “pykën”, ndonëse nuk është një lojtar i tillë.

Related posts

“L’Equipe” konfirmon trajnerin e ri të Paris SG

Sadik.Autor

GAFA E STRAKOSHËS/ Mediat kryqëzojnë gardianin kuqezi, në krah i del Sarri

Delo.autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Ish-presidenti i Realit deklaron: Bale do të largohet nga “Los Blancos”, Zidane ka…

Delo.autor

Leave a Comment