Futboll Sport

KUJTON MOMENTET E VËSHTIRA/ Ish-lojtari i Manchester City rrëfen: Kokaina më jepte paranoja, më dukej…

Përjetimet e tmerrshme të Jeff Whitley, nuk mund të largohen nga memoria e tij, dhe ish-ylli i futbollit është kthyer për t’i kujtuar ato momente të vështira, në një intervistë me ‘Sun Online’.

Ishte viti 2007 kur për Jeff, kaloi një natë të mbushur me kokainë, pa ushqim e pa gjumë, që për fat ishte nata e fundit në atë gjendje.

Lojtari ka treguar se si varësia nga kokaina, bëri që sjellja e tij me familjen të ndryshonte tërësisht, deri sa një mbrëmje i thirri mendjes dhe filloi rikuperimin.

“Kokaina më jepte paranoja, më dukej sikur sirenat e detit po më ndiqnin dhe ishin gjithmonë me mua,” ka thënë Jeff.

“Rija në errësirë. Nuk shkoja në stërvitje pasi kështu nuk bëja testet e anti-drogës. Kur merrja kokainë, mund të rrija më vonë, të pija më shumë. Por, pastaj kthehej në paranoja.”

“Sjelljet e mia nuk ishin të njëjtat. Ajo kushtonte mijëra euro dhe unë obligohesha të vidhnja nga vëllai im”.

“Pas asaj nate të tmerrshme që kalova tek shtëpia e shokut tim, mora guximin dhe vendosa mos ta pija më. Kështu shpëtova veten në radhë të para e më pas familjen, të cilët po e përjeton shumë keq situatën në të cilën isha katandisur”.

Related posts

EFEKTI LEONARDO/ MILANI përgatitet për rikthimin e madh në SULM, tifozët në DELIR

Isa.Autor

ËSHTË PËRMENDUR SI ZËVENDËSUESI I TUCHEL/ PSG heq dorë nga Massimiliano Allegri, ja dy arsyet…

Delo.autor

NË ITALI NUK I BESOJNË SYVE/ Fantastik Strakosha, shikoni super pritjen që shpëtoi Lacion (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment