Futboll Sport

NJË GOL QË DO TË MBETET HISTORIKE ME SPANJËN/ Albasete nderon Iniestën, ja surpriza e madhe

Data 11 korrik është e paharrueshme për futbollin spanjoll. Në këtë datë 9 vjet më parë ‘La Roja’ në Afrikën e Jugut fitoi titullin e parë botëror pas fitores ndaj Holandës 1-0 me kohën shtesë falë golit të shënuar nga Andres Iniesta.

Një gol që do të mbetet i përjetshëm sidomos në Albasete, vendlindjen e mesfushorit 35 vjecar, ku shumë shpejt do të vendoset një statujë, që ka fiksuar gjuajtjen e Iniestës në momentin e shënimit të atij goli. Artisti valencian Havier Molina është ai që ka marrë përsipër ta bëjë të përjetshëm këtë moment historik për përfaqësuesen e Spanjës, sigurisht pas propozimit të Fondacionit Soliss.

Ky i fundit i kishte kërkuar artistit që të krijonte një statujë për të nderuar Iniestën dhe Molina shumë shpejt i kishte idetë e qarta për veprën e tij të artit. Ishte pikërisht goli i shënuar nga mesfushori në botërorin e 2010. Havier Molina e ka nisur prej muajsh punën e tij në studion e tij në Valencia për t’i dhënë formë projektit. Tashmë maketi i Iniestës ka përfunduar dhe i është paraqitur drejtuesve të Fondacionit dhe artisti tani ka hyrë në fazën e krijimit të statujës. Ideja është që statuja të jetë gati për verën e ardhshme kur do të mbushen 10 vjet nga triumfi i Spanjës në Botërorin e Afrikës së Jugut pas golit të Iniestës

Statuja e Iniestës do të vendoset në një pikë qendrore të qytetit të Albasetes, qendra e rajonit ku ka lindur futbollisti.

Related posts

Rikthim vite mbrapa, ja kur i pësonte Shqipëria 4 gola për herë të fundit

Sadik.Autor

DO TË LARGOHET NGA RANGERS/ Dy ekipe në garë për shërbimet e Eros Grezda, ja emrat

Delo.autor

Shaqirin në Ligën e Kampionëve, klubi anglez gati ta paguajë klauzolën e gjilanasit

Sadik.Autor

Leave a Comment