Futboll Kategoria Superiore Sport

KUKËSI PUBLIKON AXHENDËN/ Ja kur do të prezantohet trajneri i ri…

Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Kukësit, teksa do të zëvendësojë Ernest Gjokën, e shkarkuar për rezultate të dobëta në Ligën e Europës.

Lajmi është mësuar ekskluzivisht nga “Panorama Sport”. Presidenti Gjici ka vendosur t’i besojë skuadrën trajnerit 59-vjeçar. Në skenë për të marrë drejtimin e Kukësit, ishte edhe Ilir Daja, mirëpo, palët edhe pse kishin gjetur një konsensus për anën financiare dhe detajet teknike, u prishën në fund për shkak se kërkesat e trajnerit Daja u cilësuan si të ekzagjeruara nga drejtuesit verilindorë.

Ndërkohë, pak minuta më parë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Kukësit, bëri me dije, se trajneri i ri do të prezantohet ditën e nesërme në orën 10:00 në ambientet e klubit.

NJOFTIMI I KUKËSIT: 

Nesër prezantohet trajneri i ri i FK Kukësit!

Nesër, ora 10:00 në ambientet e Klubit, do të prezantohet trajneri i ri i skuadrës së FK Kukësit.

Ftojmë të gjithë përfaqësuesit e Mediave që janë të interesuar për të pasqyruar prezantimin e kreut të ri të pankinës sonë.

Faleminderit!

Related posts

Gjoba për “shqiponjat”, 27 mijë dollarë për një ditë!

Isa.Autor

Sidrid Guri në super formë, i shënon edhe skuadrës së Olainkës

Isa.Autor

“LUFTA” PËR TRASHËGIMINË/ Zbulohet video e testamentit të legjendës, Maradona pasurinë e tij do t’a…

Delo.autor

Leave a Comment