Futboll Premier League Sport

Shoku i skuadrës zbulon sekretet: E tmerrshme, Silva vishet si të ishte 40 vjeç

Kevin de Bruyne ka zbuluar në një intervistë për “Sky Sports” sekretet e dhomave të zhveshjes te Manchester City. Belgu është i qartë se kush është lojtari që vishet më keq në skuadrën e tij, Bernardo Silva:

“Ë shoh me veshje të tmerrshme, si të ishte 40 vjeç e jo vetëm 24 vjeç. Ai gjithmonë vjen me të njëjtat këpucë të bardha, të cilat janë edhe të pista, dhe ne i themi: “Blija vetes disa këpucë të reja, sepse paratë për to i ke. Ndryshe, të t’i blejmë ne…”

Për De Bruyne, “The Joker” te Manchester City është Mendy: “Ai është i çmendur, sidomos në rrjetet sociale. Në jetën reale është i qetë, por nuk e di se çfarë ndodh me të në rrjetet sociale. Vazhdimisht është aktiv në to, ndaj duhet t’i japim një çmim…”

Sa për vallëzimin më të mirë, mesfushori belg zgjedh Sterling: “Unë do të zgjidhja Raheem, me vallëzimin e tij xhamajkan. Edhe John Stones është mjaft i mirë në këtë drejtim”. De Bruyne beson se më i keqi kur këndon në skuadër është Zinchenko: “Ai është gjithmonë duke kënduar, por e bën këtë me të vërtetë keq. Aq sa na vret veshët, ndaj nuk duam ta dëgjojmë”.

 

Related posts

Tifozet seksi të Europianit, vënë në siklet edhe Ze Marian

Sadik.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ FRANKFURT/ Talenti i “Topçinjëve” magjeps Emery: I fortë dhe në rritje…

Delo.autor

Salah bojkoton Botërorin? Nuk do ta besoni arsyeje pse

Sadik.Autor

Leave a Comment