Futboll Sport

LEGJENDA FRANCEZE FLET PËR BLERJEN E RE TË REALIT/ Christian Karembeu: Ai mund të bëhet si Roberto Karlos…

Para pak ditësh Real Madridi zyrtarizoi blerjen e Mendi, nga francezët e Lionit.

Mbrojtësi francez iu bashkua Realit, në një marrëveshje për shumën e 55 milionë eurove. 25-vjeçari u transferua si zëvendësuesi i Marselos, në rast se forma e këtij të fundit nuk shfaqet e mirë.

Për transferimin  e tij ka folur edhe legjenda franceze Kristian Karembeu, i cili luajti për 3 sezone me Realin: “Unë mendoj se nënshkrimi i Ferland Mendy nga Real Madridi është një mundësi e mirë për lojtarin, dhe ai do të jetë shumë i rëndësishëm në projektin e Zinedin Zidan. Ai gjithashtu mund të luajë në krahun e djathtë, dhe mund të bëhet një Roberto Karlos ose një Marselo tjetër.”, u shpreh Karembeu për L’Equipe.ilil

Kujtojmë se Karembeu luajti tek Real Madridi, nga viti 1997 der në vitin 2000. Duke pasur përkrahë tij në mbrojtje, edhe yllin brazilian Roberto Karlos.

Related posts

ZYRTARE/ U shpall kampion me Kukësin, mesfushori brazilian prezantohet tek skuadra e…

Delo.autor

PËRFLITET PËR T’U LARGUAR/ Mesfushori i Barcelonës lë gjithçka në ajër me deklaratën e fundit

Delo.autor

Napoli rivalizon Romën, gati oferta për dyshen Darmian-Verdi

Q.Autor

Leave a Comment