Futboll Kategoria Superiore Sport

LËVIZJE E PAPRITUR TEK KUKËSI/ Shpëtim Duro do jetë trajneri i ri

Shpëtim Duro, sipas të gjitha gjasave, do të jetë trajneri i ri i Kukësit.

Tekniku 59-vjeçar, me eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm, ka parakaluar në momentin e fundit kandidaturën e Ilir Dajës, i cili ishte gjithashtu në bisedime me verilindorët.

Duro ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe në rast të përjashtimit të ndonjë të papriture të çuditshme nga ato që rezervon merkato, do të prezantohet zyrtarisht këtë të enjte për të nisur një sfidë të re, atë për të fituar titullin kampion me Kukësin, pas një jete të tërë në fushat e futbollit.

Në Shqipëri, Duro ka drejtuar një sërë skuadrash si Dinamon, Besën, Skënderbeun, Vllazninë e Flamurtarin, por mbahet mend gjatë si tekniku që çoi Partizanin pas plot 7 vitesh në Europë, duke ringritur skuadrën e kuqe e pa dyshim edhe për Kupën e Shqipërisë të fituar në Kavajë.

I njohur për lidhjen e tij me Partizanin, ku në një farë mënyre e snobuan për t’i bërë vend Starovës, do t’i duhet të rivalizojë pikërisht të kuqtë për titullin kampion.

Në karrierën e tij Duro vlerësohet jo vetëm për sukseset si trajner, por edhe për evidentimin e talenteve dhe rritjen e lojtarëve, pasi skuadrat që ka ngritur apo lojtarët që ka seleksionuar kanë lënë shenjë për vite me radhë.

Por dita te verilindorët ka qenë intensive jo vetëm sa i përket stolit.

Related posts

“NUK DO TË NDJEKË SHQIPËRINË O VËLLA”/ Komentatori i njohur befason me deklaratën: Dua të shikoj…

Delo.autor

POGBA NUK DO TË LARGOHET NË JANAR/ Manchester United ofertë stratosferike për rinovim me yllin francez

Delo.autor

ABSURDITETI/ I detyruar të kryejë ushtrinë, Son gjen zgjidhjen për t’i shpëtuar dënimit

Isa.Autor

Leave a Comment