Futboll Kategoria Superiore Sport

“LISTA NUK ËSHTË PËRFUNDIMTARE”/ Mema paralajmëron: Ngonë nuk e toleroj më…

Ardian Mema lëshon ultimatumin për Majkëll Ngonë. Në ditën e parë të stërvitjes ai paralajmëron anglezin se nuk do ta tolerojë. Trajneri pohon se e ka bërë vetë ekipin, por në fund të fazës përgatitore do të ketë seleksionime të tjera.

Nis përgatitja e sezonit me shumë blerje. Janë reparte të mbipopulluara për momentin?

Është e vërtetë. Dje kam pasur një mbledhje të vogël me lojtarët dhe presidentin. Është një listë paraprake dhe nuk ka asgjë përfundimtare. Pra, lista nuk është përfundimtare. Do të shohim në ditët në vazhdim se si do të zhvillohen ngjarjet. Mund të afrohen lojtarë të rinj, por edhe mund të largohet dikush që nuk do të jetë në planet e mia.

Sapo është prezantuar Dunga. Mos po shkojmë te një dyshe me Ngonë dhe Mema do të preferojë që të luajë me dy sulmues qendre?

Normalisht janë tre sulmues dhe jo dy. Është edhe Muçi. Kemi një lloj gërshetimi. E reja me përvojën, por që do të shohim situatën. Varet se si do të zhvillohen ndeshjet. Duhet të përgatisim ndeshjet në fillim. Mund të luajmë me dy sulmues, por mund të luajmë edhe me një sulmues, siç kemi bërë gjithmonë. Vend ka për të gjithë dhe shpresoj që të ketë rivalitet në këtë mes dhe jo preferencë. Kjo e fundit është pak e keqe për një trajner.

mema ngo

Janë larguar disa lojtarë. Do të jetë një Tiranë ndryshe e këtij sezoni. U druheni ndryshimeve të mëdha në ekip për formacionin dhe jeni i kënaqur me afrimet?

Filozofia e një trajneri është që në përzgjedhje. Kjo ka të bëjë me faktin se si do të punojë me ekipin. Lojtarët që kam marrë në ekip, i përshtaten filozofisë sime. Shpresojmë që të bëjmë lojëra më të mira sesa vjet. Çdo gjë e tregon koha dhe jo unë. Thjesht, unë i kam thirrur dhe shpresoj që ata të bëjnë mirë. E kanë ata në dorë për të luajtur dhe treguar veten.

Ngoja nuk ka firmosur, por ju duket sikur e llogarisni, ndonëse anglezi nuk është në ekip. Çfarë do të ndodhë me të?

Edhe me lojtarët, me presidentin diskutoj shpeshherë. Për mua është e qartë. Kush do të jetë i gatshëm për të luajtur, do të luajë. Nëse Ngo do të vijë këtu te Tirana dhe është i gatshëm, do të jetë në fushë. Ama Ngoja duhet të shohë formën e tij. Edhe unë duhet të shoh formën e Ngosë, mënyrën se si sillet gjatë stërvitjes, në fushë, me oraret dhe gjithçka. Nuk ka më tolerime. Disiplina dhe rregulli duhet të mbizotërojnë te ky klub. Vjet kemi dalë disi nga normalja me ngjarjet që ndodhën. Madje, për hir të klubit dolëm jashtë vetes. Këtë vit, Tirana, nëse pretendon të dalë në Europë apo kampione, do dhe duhet të ketë një disiplinë të hekurt. Duhet të jemi të motivuar dhe të angazhuar. Këtë pjesë nuk e kam toleruar vjet, nuk do ta toleroj as sivjet. Kjo na bën mirë që të bëjmë çdo gjë në perfeksion.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pas 5 vitesh aventurë, largohet nga Partizani lojtari…

Delo.autor

E PRANON BARCELONA/ Të hapur t’i dëgjojnë ofertat për Griezmannin

Delo.autor

RONALDO KUALIFIKOI JUVENTUSIN/ Georgina nuk ndal dot lotët! (FOTO)

F.autor

Leave a Comment