Futboll La Liga Sport

NJË “REVOLUCION” I VËRTETË NË MERKATO/ Atletico Madrid e “frikshme” për sezonin e ri, ja formacioni (FOTO)

Atletico Madrid, është shumë aktive në tregun e transferimeve.

Një ‘revolucion’ i vërtet do të ndodhi tek skuadra e Diego Simeones. Të larguarit e parë janë Godin, Rodrigo dhe me Antoine Griezmann që është shumë pranë saj.

Simeone, ka njoftuar se do të ndërtojë një ekip të ri, por me qëllime të njëjta, që do të kërkojë titullin e La Ligas dhe arritjen sa më lart në Ligën e Kampionëve.

Atletico Madrid tashmë kanë mbyllur marrëveshje me Chelsean për Alvaro Moratan dhe Benfican për Joao Felix. Te Atletico nga Real Madrid është transferuar edhe mesfushori Marcos Llorente. Por, kjo nuk është e gjitha, drejt ‘Wanda Metropolitanos’ mund të nisen edhe Nelson Semedo i Barcelonës dhe Niclas Pepe i Lille.

Ky formacion i Atleticos duket konkurrues, por sa do t’ia dalë t’i bëjë ballë Barcelonës dhe Real Madridit, do të mbetet të shihet.

Related posts

“SHENJTORË” APO “MËKATARË”/ Zbulohet burimi i energjisë në skuadrën e Brojës

Delo.autor

USAI BOLT I RI/ Njihuni me vogëlushin më të shpejtë në botë, është vetëm… (VIDEO)

F.autor

E BUJSHME/ Milan zëvendëson mesfushorin e ardhur me bujë me lojtarin e Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment