Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Debrecen-Kukësi, “verilindorët” provojnë të surprizojnë

Kukësi luan ndeshjen e parë të turit të parë në Europa League, në transfertën hungareze përballë Debrecenit.

bandicam 2019-07-11 19-01-39-196

Trajneri Ernest Gjoka, me një grup të kufizuar lojtarësh, nuk ka bërë surpriza, dhe ka zgjedhur më të mirët në fushë, me pikë kryesore Shkurtajn në sulm.

Nënkampionët duan surprizën në Hungari. Përtej tersit që patën me avionin, duhet thënë se lojtarët janë më të karikuar se kurrë për të tentuar një rezultat pozitiv ndaj Debrecenit.

bandicam 2019-07-11 19-00-36-267

Dhe për të shtuar entuziazmin ka menduar Safet Gjici. Jo vetëm që u ka dhënë një rrogë të prapambetur, por ka premtuar edhe superpremio. Kujtojmë që hungarezët që dikur eliminonin Skënderbeun, këtë vit do të përballen me një tjetër shqiptare.

bandicam 2019-07-11 19-00-50-001

Kukësi nuk do të jetë i vetëm në “Debrecen Stadion”, pasi një grup prej 30 tifozësh kanë udhëtuar drejt Hungarisë për të mbështetur skuadrën.

LIVEDebrecen-Kukësi 0-0

KOMENTI LIVE: 

12′ Valdet Rama provon të depërtojë në zonën e Debrecenit, por në momentin e fundit e lëshon më shumë seç duhet topin, duke i dhënë mundësinë portierit kundërshtar që ta ndalë.

8′ Dominim i Debrecenit në këto minuta, Shelci dhe Tozser provojnë të surprizojnë Frashërin, por pa problem për gardianin korçar.

6′ Musolli provon me një gjuajtje të befasishme nga distanca, topi shkon mbi traun e portierit Nagi.

4′ Vendasit japin shkëndijën e parë me kapitenin Tozser, gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat.

1′ Ka startuar takimi.

Related posts

JUVENTUSI E BAYERN HIPOTEKOJNË 1/8 E CHAMPIONS/ Fitojnë Barcelona e Chelsea ndërsa United përmbys Atalantën

Delo.autor

KRIZË NË STADIUME PËR TIFOZËT PROBLEMATIK/ Fabio Capello “shpërthen”: Komandojnë ultrasit, janë budallenj…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester United mposht Villarreal me përmbysje në frymën e fundit falë CR7

Delo.autor

Leave a Comment