Futboll Sport

SKANDAL NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Ja momenti kur trajneri dhunon gjyqtarin dhe arrestohet pas ndeshjes (VIDEO)

Ndeshja e Ligës së Parë të futbollit në Kosovë (kategoria e dytë) Vitia-2 korriku ka përfunduar në mënyrë të shëmtuar. Arbitri i sfidës Fatmir Tahiri është dhunuar nga trajneri i Vitisë Milaim Zuzaku dhe disa pjesëtarë të klubit vendas.

Sipas mediave në Kosovë, tekniku i Vitisë është arrestuar nga policia.

Gjyqtari Tahiri rrëfeu pas ndeshjes se ai dhe kolegët e tij janë dhunuar nga kupola e klubit të Vitisë.

“Pas përfundimit të ndeshjes, më kanë sulmuar disa persona të klubit së Vitisë. Ne ende jemi këtu. Pas vizitës mjekësore, tani kemi edhe deklarata në polici. Kemi disa lëndime të lehta trupore. Është hera e parë që më ndodhë një gjë e tillë në karrierën time”, u shpreh për “Zërin” arbitri Fatmir Tahiri.

VIDEO

Related posts

Botërori në prag, “samuraitë” gati për surprizë e madhe në Kupën e Botës

Sadik.Autor

SHPËRTHEJNË ME KRITIKAT/ Tifozët komentojnë për veshjet identike të Tottenham dhe Chelseat

Delo.autor

Skënderbeu-Luftëtari/ Asist fantastik nga Gavazaj, Xhejms kalon në avantazh korçarët

Q.Autor

Leave a Comment