Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Europa League Teuta-Ventspils, starton pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Përmbysja e rezultatit 3-0 për Teutën është një mision i vështirë, por jo i pamundur. “Djemtë e detit” kanë zbritur në fushë  në orën 17:00 në fushën e lojës për të luajtur sfidën e kthimit të raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës.

Letonezët e Ventspils vijnë me fitoren 3-0 në duelin e parë, por të besuarit e trajnerit Shkëmbi kanë besim dhe janë optimist se mund t’ia dalin. Tekniku korçar ka bërë publik edhe formacionin zyrtar që do të hedhë në fushën e lojës për të kërkuar mrekullinë.

Ndryshe nga sfida e parë, Shkëmbi ka ulur në stol Prognin, duke preferuar një skemë me 2 sulmues, ku Nikaç dhe Bushiç, do të jenë në majë të sulmit. Gjithashtu nga minuta e parë starton edhe Avdyli, i cili mungoi në sfidën e parë.

Kjo përballje do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Izraeli, me kryesor Erez Papir, teksa ndihmësa të tij do të jenë Matityahu Yakob dhe Valentyn Kuzhevski.

LIVE | TEUTA – VENTSPILS 0-0

KOMENTI LIVE: 

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

ZYRTARE/ E konfirmon presidenti i klubit europian, stadiumi do të marrë emrin e Maradonës

Delo.autor

“PËRGJIGJA E DUHUR”/ Klopp ia kthen Mourinhos: Nuk duhet gjykuar vetëm në trofe, unë nuk mund…

Isa.Autor

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Champions, Shkëndija-Nomme Kalju. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment