Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Europa League Teuta-Ventspils, mbyllet pjesa e parë.

Përmbysja e rezultatit 3-0 për Teutën është një mision i vështirë, por jo i pamundur. “Djemtë e detit” kanë zbritur në fushë  në orën 17:00 në fushën e lojës për të luajtur sfidën e kthimit të raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës.

Letonezët e Ventspils vijnë me fitoren 3-0 në duelin e parë, por të besuarit e trajnerit Shkëmbi kanë besim dhe janë optimist se mund t’ia dalin. Tekniku korçar ka bërë publik edhe formacionin zyrtar që do të hedhë në fushën e lojës për të kërkuar mrekullinë.

Ndryshe nga sfida e parë, Shkëmbi ka ulur në stol Prognin, duke preferuar një skemë me 2 sulmues, ku Nikaç dhe Bushiç, do të jenë në majë të sulmit. Gjithashtu nga minuta e parë starton edhe Avdyli, i cili mungoi në sfidën e parë.

Kjo përballje do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Izraeli, me kryesor Erez Papir, teksa ndihmësa të tij do të jenë Matityahu Yakob dhe Valentyn Kuzhevski.

LIVE | TEUTA – VENTSPILS 0-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Teuta gjen rrugën e rrjetës me anë të Sidibe, por goli anulohet për faull të Rustem Hoxhës brenda zonës.

32′ Shpëton për mrekulli Teuta në këto momente. Aleksi largon një top mjaft të rrezikshëm, duke mbajtur në lojë durrsakët.

26’ Tjetër karton i verdhë  për letonezët, ndëshkohet Batista.

23′ Durrsakët nuk heqin dorë nga sulmet, duke provuar me Nikaç dhe Bushiç, por pa sukses.

22′ Teuta kërkon me ngulm golin e avantazhit. Kallaku kroson nga këndi, për Arapin, i cili kërcen sipër të gjithëve, por nuk shënjestron siç duhet portën.

16′ Tjetër mundësi shënimi për Teutën. Pas një krosimi mjaft të bukur të Avdylit, Nikaç ul bukur me gjoks, provon me majën e këmbës, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri.

13’ Goditje dënimi për letonezët, Kazaçok provon me një goditje drejt portës, por topi përplaset te Hoxha, i cili mbetet për disa minuta i shtrirë.

11′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj sulmuesit Serhiçuk.

8′ Minuta mjaft të mira për durrsakët të cilët janë hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

3′ Pranë golit Teuta. Shtylla i mohon avantazhin durrsakëve. Pas harkimit të Kallakut nga e majta, Bushiç godet me kokë brenda zonës, por topi ndalet në shtyllën e djathtë pingule.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Hidi, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Sidibe, Kallaku, Avdyli, Nikaç, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

VENTSPILS: Makhnovski, Alcenat, Batista, Tosin, Mamah, Svarups, Mçedlishvili, Ospinov, Kazaçoks, Vilela, Serhiçuk.

Related posts

GJERMANIA “MBANË FRYMËN”/ Dortmund-Bayern: “Der Klassiker” në shifra dhe fakte

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Skriniar I ETUR PËR SUKSES: Nuk jemi ne anti-Juventus, ne jemi…

Isa.Autor

INTER-JUVENTUS/ Brozovic regjisor “alla Pirlo”, Chiesa-McKennie në grup. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment