Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Partizani-Qarabag, Nisin zëvendësimet. Lerda hedh në fushë sulmuesin…

Partizani në ditën e “llogarive”. Është sfida Champions dhe për të konfirmuar nëse je në rrugën e duhur drejt një hapi më të madh pas shpalljes kampion, sigurisht që barometër do të ishte të paktën kalimi i një turi.

Përballë është një ekip shumë i fortë si Karabaku, i mësuar me fazën e grupeve, por përtej faktit se shorti nuk ishte aq bujar me të kuqtë, sot kampionët e Shqipërisë duhet të tregojnë në fushë se çfarë kanë “gatuar” në përgatitjet për Europën.

Partizani champions

Është një provë jo thjesht për ekipin, por duke filluar me drejtuesit, strategjia e të cilëve pret të marrë një konfirmim nëse ka qenë e duhura apo një dështim për standardin europian.

bandicam 2019-07-10 17-34-08-583

Të dy trajnertët kanë bërë publik edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Lorenc Trashi nuk është preferuar nga trajneri Lerda, duke qendruar në stol, teksa në krahun e majtë të mbrojtjes është preferuar Hakaj.

Partizani266

Atmosferë e vakët në shkallët e “Selman Stërmasit” disa minuta para startit të sfidës. Rreshjet e shiut në kryeqytet, duket se kanë “trembur” tifozët e kuq, të cilët kanë zgjedhur ta ndjekin ndeshjen nga ekrani, duke mos qenë të shumtë në numër në shkallët e stadiumit.

LIVE| PARTIZANI-KARABAK 0-0

KOMENTI LIVE: 

72′ Romero liron të majtën në hyrje të zonës, topi devijohet nga Broja në goditje nga këndi.

68′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet braziliani Melo, vendin e tij e zë mesfushori Rron Broja.

63′ Drithërima në portën e Alban Hoxhës, Ozobiç provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, topi shkon ngjitur me shtyllën.

62′ Zëvendësim edhe në radhët e Karabakut, largohet Kuintana, vendin e tij e zë Romero.

58′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Mensah, vendin e tij e zë xhamajkani Braun.

bandicam 2019-07-10 18-44-40-789

53’ Lojtarët azer hedhin një top në zonë, dhe Bitri jo i sigurt, e çon në goditje këndi. Nga zhvillimet e këndores, është Zubir që futet nga e djathta, hedh një top në mesin e zonës, por spastrojnë të kuqtë.

50′ Moment fantastik për Partizanin. Portieri Vagner dhe traversa i mohojnë golin e avantazhit të kuqve. Ishte Çinari fillimisht që pas harkimit të Hakajt, godet bukur me kokë, por portieri brazilian bën mrekullin duke grushtuar topin në këndore. Pas harkimit nga këndi, Belica kërcen bukur me kokë, por topi ndalet nga traversa. Të kuqtë nuk heqin dorë teksa provojnë sërish me Melon, gjuajtja e brazilianit u ndal sërish nga portieri. Të pafat të kuqtë në këto minuta.

48’ Goditje dënimi nga e djathta për Karabak, topi i harkuar në zonë kontrollohet me vështirësi nga Alban Hoxha.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacione.

Related posts

KONTE-LUKAKU, DASHURI ME SHIKIM TË TRETË/ Ja si Inter ndryshon strategji në merkato

Delo.autor

Ivan Persiç: Jemi pranë ëndrrës, askush nuk besonte tek forca jonë…

Isa.Autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment