Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 1-0

Skuadra e Kukësit luan sot në Debrecen sfidën e saj të parë në Ligën e Europës, një takim përcaktues për rrugëtimin në arenën ndërkombëtare duke llogaritur që përpara është një skuadër me histori.

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka zgjedhur një formacion të konsoliduar gjatë këtyre javëve në stërvitje, duke hedhur në fushë të gjithë më të mirët në dispozicion për këtë duel.

Me mungesën në qendër të mbrojtjes të Shametit, vendin e tij e merr Teqja, ndërsa në krahun e djathtë është Kitanovski. Mesfusha është ajo e provuar prej disa ditësh me Musollin e Limajn ne qendër, ndërsa Et’hemi, Rroca e Rama do të mbështetin sulmuesin e vetëm, Shkurtajn.

MINUTË PAS MINUTE

54’ GOOOL Debrecen, shënon Garba.

51’ Zëvendësim menjëherë në radhët e Debrecen, me garba që zë vendin e Takacs.

50’ Tozser ekzekuton një goditje dënimi në pozicion të favorshëm ballor pranë portës, mbrojtja largon rrezikun.

48’ Et’hemi shmang mbulimin e mesfushorit kundërshtar dhe ka një mundësi të mirë të japë topin në krah për Rrocën por i jep më shumë forcë se duhet topit dhe shpërdoron një mundësi të mirë për të rrezikuar portën kundërshtare.

46’ Fillon pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

Related posts

Kryen testet mjekësore në Londër, por klubi i ri i Yaya Toure mbetet në dilemë!

Isa.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Thellohet tragjedia e rrëzimit të helikopterit, autoritetet konfirmojnë 9 persona

Delo.autor

INTER IDEON MERKATON E BUJSHME/ Marotta hedh “grepat” për mesfushorin e Manchester United…

Delo.autor

Leave a Comment