Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 2-0

Kukësi luan ndeshjen e parë të turit të parë në Europa League, në transfertën hungareze përballë Debrecenit.

Trajneri Ernest Gjoka, me një grup të kufizuar lojtarësh, nuk ka bërë surpriza, dhe ka zgjedhur më të mirët në fushë, me pikë kryesore Shkurtajn në sulm.

Nënkampionët duan surprizën në Hungari. Përtej tersit që patën me avionin, duhet thënë se lojtarët janë më të karikuar se kurrë për të tentuar një rezultat pozitiv ndaj Debrecenit.

Dhe për të shtuar entuziazmin ka menduar Safet Gjici. Jo vetëm që u ka dhënë një rrogë të prapambetur, por ka premtuar edhe superpremio. Kujtojmë që hungarezët që dikur eliminonin Skënderbeun, këtë vit do të përballen me një tjetër shqiptare.

Kukësi nuk do të jetë i vetëm në “Debrecen Stadion”, pasi një grup prej 30 tifozësh kanë udhëtuar drejt Hungarisë për të mbështetur skuadrën.LIVEDebrecen-Kukësi 2-0

Garba 54′ , Varga 77′ 

KOMENTI LIVE: 

77′ GOL DEBRECENI 2-0/ Vendasit shënojnë golin e dytë me anë të Vargës. 

76′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Rroca, vendin e tij e zë Musta.

75′ Ndëshkohet edhe Teqja me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

74′ Kukësi në kërkim të golit të barazimit. Rama provon me një gjuajtje në hyrje të zonës. Topi devijohet nga një mbrojtës dhe bëhet i vështirë për portierin që kontrollon në vështirësi.

73′ Besar Musolli ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

71′ Zëvendësim i parë te Kukësi, largohet nga fusha Ethemi, vendin e tij e zë Çyrbja.

66′ Vesel Limaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

58’ Shzecsi shfaqet në zonën e Kukësit dhe provon që të gjejë portën me një goditje me majën e këmbës, por nuk gjen kuadratin e Frashërit.

54′ GOL DEBRECENI 1-0/ Zhbllokohet sfida, vendasit kalojnë në avantazh me anë të sulmuesit të sapofutur Garba. Të pafat verilindorët e Gjokës. 

53′ Tjetër tentativë e verilindorëve me anë të Limajt, por gjuajtja e mesfushorit shkon jashtë kuadratit.

52′ Zëvendësim te Debreceni, largohet Tokaç, vendin e tij e zë Garba.

49′ Goditje dënimi për Debrecenin. Provon kapiteni Tozser, vendimtare ndërhyrja e Cuculit, që devijon topin në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

Lojtari shqiptar “dhëmbë për dhëmbë” me RONALDON: Me numrin 7 shpresoj të fitojmë trofe (FOTO)

Isa.Autor

ITALIA E PAPËRMBAJTSHME/ “Axurrët” i shënojnë 5 gola në pjesën e parë rivalit të Kosovës (VIDEO)

Delo.autor

AVENTURA E GREZDËS DREJT FUNDIT/ Klubi gjen zëvendësuesit për sulmuesin e Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment