Futboll Sport

MARATONA E TIRANËS/ Rreth 3000 garues “pushtuan” kryeqytetin

Për të dytin vit rresht në Tiranë u zhvillua gjysmëmaratona zyrtare në të cilën morën pjesë rreth 3000 garues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme te botës. Ra në sy rritja e numrit të garuesve nga Afrika. Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, ky eveniment përfshiu disiplina të ndryshme garimi, ku më e rëndësishmja ishte ajo e garës 21 km, që është edhe formati i gjysmëmaratonës në vende të ndryshme.

“Kategoria e Maratonës” ishte disiplina e dytë me garimin prej 10 km, ku morën pjesë edhe emra të njohur si kryebashkiaku Veliaj dhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ndërsa në kategorinë e tretë parashikohej garimi i personave me aftësi të kufizuara, me startin dhe finishin që zgjatën 5 km. Gara nisi në orën 09:00 të së Dielës. Në garën e 21 km për femra fituese u shpall atletja e njohur shqiptare Luiza Gega, duke vendosur rekord kombëtar. Ajo u shpreh se një pjesë të çmimit prej 2500 eurosh do të shkojë për njerëzit me aftësi të kufizuara, ndërsa në kategorinë e meshkujve u shpall fitues keniani 31-vjeçar Abel Kibet Rop.

Një tjetër i huaj triumfoi në garën e 10 kilometrave. Bëhet fjalë për ukrainasen Olena Popova, ndërsa për meshkujt triumfoi keniani Cheruiyot Melly. Garë e luftuar edhe në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, ku Bledar Suxha la pas Erblin Karajn dhe Adem Demushin. Edicioni i tretë i gjysmëmaratonës së Tiranës do të zhvillohet në datën 7 Tetor të vitit 2018.

Related posts

TENSIONE TEK LAZIO/ Presidenti Lolito përplaset me Igli Taren, shkak bëhet…

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Mundësi e artë për të barazuar, Progni humbet 11-metërshin (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Maltë: Penallti për kuqezinjtë, nga 11 metra nuk gabon sulmuesi i Partizanit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment