Futboll Kategoria Superiore Sport

MEMA NUK E PREFERONTE NË EKIP/ Titullari i mbrojtjes ikën nga Tirana pas 3 vitesh tek…

Edhe pse klubi Tirana nuk ka dalë me ndonjë deklaratë, rrugët e Marvin Turtullit dhe bardhebluve duket se janë ndarë përfundimisht.

marvin turtulliii

Mbrojtësi kryesor i Tiranës tri sezonet e fundit dhe titullari i padiskutueshëm në ekip do të firmosë me një ekip të ri. Lojtarit i kishte përfunduar më 31 maj kontrata 3-vjeçare me Tiranën dhe palët nuk kanë rinovuar një marrëveshje të re për sezonin e ri futbollistik.

PRAPASKENA – Në fakt, Turtulli nuk mund të quhet një “largim”, pasi ai nuk kishte një kontratë të vlefshme me Tiranën. Megjithatë, i çuditshëm ka qenë fakti se trajneri Ardian Mema, i cili e ka aktivizuar në çdo takim dhe me kthimin e tij në fushë, voli frytet e rezultateve në periudhën shkurt-mars, nuk e ka dashur në ekip, ashtu si shumë lojtarë të tjerë.

latif turtulli

Trajneri ka preferuar Jurgen Goxhën, Eni Imamin dhe Klisman Caken para Turtullit, edhe pse me shtatlartin Tirana pothuajse nuk ka humbur asnjëherë. Shkurt, ka qenë Ardian Mema ai që e ka larguar mbrojtësin nga ekipi, duke preferuar të tjerë, edhe pse shtatlarti është 24 vjeç dhe me një të ardhme përpara. Gjithsesi, mosrinovimi i kontratës me Turtullin ka edhe një prapaskenë tjetër. Dihet që mbrojtësi ishte një nga futbollistët që pëlqehej nga Ze Maria.

Braziliani e kishte titullar të padiskutueshëm, madje para largimit e promovoi si surprizën e sezonit, por te Tirana të gjithë futbollistët e Ze Marias janë goditur. Menjëherë pas mbylljes së sezonit ikën nga ekipi: Sentamu, Maveje, Atinga dhe Oduamadi, lojtarë që braziliani i kishte me sy të mirë, por që nuk rinovuan në fund të sezonit. Marvin Turtulli është titullari i katërt i sezonit të shkuar pas Grecës, Sentamusë e Mavejes që largohet nga ekipi bardheblu.

marvin turtulli

OFERTAT – Mbrojtësi aktualisht ka katër oferta për të vazhduar karrierën. Dy skuadra interesohen për të në kampionatin shqiptar, një në Kosovë si dhe oferta nga një skuadër zvicerane. Pritet që këto ditë mbrojtësi të firmosë me skuadrën zvicerane, por nëse plani tej Shqipërisë bie poshtë, atëherë me të gjitha gjasat do të luajë në një nga skuadrat elitare në Kategorinë Superiore.

Marvin Turtulli ka tri sezone te Tirana, ndërsa më parë ka luajtur me Dinamon dhe Teutën. Këtë sezon është aktivizuar në 21 takime, duke koleksionuar 1861 minuta dhe duke shënuar 1 gol në Kategorinë Superiore. Në Kupën e Shqipërisë ka luajtur 387 minuta në gjashtë ndeshje si dhe ka shënuar një gol në Kategorinë Superiore.

Related posts

MAIGNAN OPEROHET NË KYÇ/ Milani arrin marrëveshjen me portierin 38-vjeçar, ja emri dhe detajet e akordit…

Delo.autor

“IBRAHIMOVIC? ËSHTË NJË MONUMENT”/ Giroud: Objektivat? Mendoj se këtë vit kemi të gjitha mundësitë për…

Delo.autor

DIÇKA NUK SHKOI SIÇ DUKET/ Gafë me sistemin e lagies së fushës, shikoni si tifozët lagen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment