Futboll Kategoria Superiore Sport

PRESIONI PËR FINANCAT NË EUROPË/ Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi “shpërthen”: Boll me ultimatume…

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është kundër ultimatumit që bën FSHF-ja për klubet me borxhe ndaj lojtarëve dhe detyrime në tatime.

Mosplotësimi i kriterit financiar bëri që klubi vlonjat të mos licencohej për të dytin sezon radhazi në Kupat e Europës, ndërkohë që tashmë, nëse nuk e bën diçka të tillë deri më 31 korrik, rrezikon të mos marrë pjesë as në Kategorinë Superiore për sezonin 2019-2020.

Idrizi theksoi fillimisht se i gjithë kampionati i futbollit shqiptar është në kolaps financiar.

REAGIMI – “Të zgjidhim njëherë sistemin, pastaj të vëmë ultimatume. Të zgjidhim sistemin e financimit të klubeve, të bëjmë 1/10 e asaj që ka bërë Kosova dhe pastaj të vëmë ultimatume. Të themi çfarë u bë me ligjin për sportin. Ku jemi? Çfarë u bë me tatimet, taksat? Çfarë detyrimesh kemi? Kë quajmë detyrime? Quajmë detyrime të lojtarëve me një faturë, me dy fatura, me tre kontrata, me katër kontrata?

Flasim për futboll të rregullt, po të mos e fillojmë nga ZH-ja, por të themi cilat quajmë detyrime. Quajmë atë që kemi pranë Zyrës së Tatimeve, kontratat që kemi të deklaruara në FSHF, kontratat që kemi në Zyrën e Punës, kontratat në Ministrinë e Financave apo kë? Pra, të zgjidhim njëherë sistemin, pastaj të vëmë ultimatume. Por, këtu fillojnë si gjithmonë nga ZH-ja. Pa zgjidhur njëherë sistemin, vënë ultimatum. Ore, çfarë të bëj dhe çfarë të zgjidh? Unë të them më zgjidh sistemin. Unë ndëshkohem, nuk shkoj në Europë, sepse nuk kam paguar tatimet për kaq muaj, kur i deklaroj të rregullta. Unë i kam sfiduar. Klubet që nuk i deklarojnë të rregullta, shkojnë në Europë”, ka thënë fillimisht Idrizi.

Related posts

HOLANDA I DHA “LEKSION”/ Shtypi botëror “kryqëzon” GJERMANINË e Low

Isa.Autor

ATLETIKË/ SMAJLAJ synon historinë, kërkon MEDALJEN e tretë të ARTË

Isa.Autor

Juventus – Sampdoria, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment