Futboll Seria A Sport

MERR VENDIMIN PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Presidenti i Interit konfirmon: Koha e tij ka mbaruar…

Presidenti i Interit, Stiven Zhang ka konfirmuar largimin e Icardit.

Maksimumi i diplomacisë, më shumë se mirënjohje. Raportet tashmë janë prishur prej kohësh dhe nuk ekziston mundësia për t’u rikthyer pas.

Në një intervistë për prestigjiozen italiane “Corriere della Sera”, numri një i klubit të Interit shprehu mirënjohjen por konfirmon se Icardi nuk do të mbajë veshur fanellën zikaltër.

“Icardi është një lojtar i madh, – ka shpjeguar Zhang.

“Një person pozitiv që e ka ndihmuar klubin me shumë gola në të kaluarën. Por koha e tij ka mbaruar dhe jemi të sigurt se do gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët”, tha ai.

Related posts

PARIS 2024/ Dominon Kina, SHBA-të në ndjekje! Medaljet e fituara pas ditës së gjashtë në Olimpiadë

F.autor

I HABIT TË GJITHË ME FORMACIONIN/ Neymar zgjedh ekipin e yjeve, asnjë nga Brazili!

Delo.autor

Benevento përfshihet nga skandali i dopingut. Ja kush është përdoruesi

Q.Autor

Leave a Comment