Futboll Ligue 1 Sport

PSG NUK NDALET NË MERKATO/ Mbërrin në Francë për vizitat mjekësore mesfushori…

PSG-ja ka arritur marrëveshjen me Evertonin, për transferimin e Idrisa Gueje në “Parc de Princ”.
Mesfushori i ka kushtuar arkave të francezëve, plot 28 milionë euro dhe ditën e sotme ka mbërritur në Francë për të kryer vizitat mjekësore. Kampionët e Francez, u përpoqën edhe në janar për të nënshkruar me mesfushorin senegalez, por asokohe oferta prej 21 milionë eurosh u refuzua nga Evertoni, të cilët kërkonin më shumë për lojtarin e tyre.

2499967-51898050-2560-1440
Drejtuesit anglezë u përpoqën ta mbanin në ekip 29-vjeçarin, por dëshira e madhe për tu bashkuar më PSG-në, ka bërë që Evertoni, të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit. Për Gueje bëhet fjalë për një rikthim në kampionatin francez, pasi më parë ka luajtur tek Lil për 5 sezone, nga viti 2010 deri në vitin 2015.

Related posts

Girud shënon golin e parë ndaj Liverpoolit

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ancelotti e shijon “fshehurazi”, objektivi i tij luan në Serie A dhe e dashuron Spanjën

Delo.autor

DEKLARATA BEFASUESE/ S’mund të luaja me SPANJËN, ndiej NEVERI për atë që…

Isa.Autor

Leave a Comment