Futboll Ligue 1 Sport

LARG PRITSHMËRIVE/ NEYMAR nuk është në nivelin e MBAPPE, ja çfarë duhet të bëj…

Ish-mbrojtësi francez, Willy Sagnol, thotë se Neymar duhet t’i ofrojë shërbim më të madh Kylian Mbappe, nëse dueti i PSG do të arrijë potencialin e plotë si një kombinim fitues. Sulmuesi brazilian, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në botë, ishte parë si “lokomotiva” e PSG, pas arritjes së tij në Ligue 1, ndërsa adoleshenti Mbappe ishte një burim kryesor i asisteve gjatë sezonit 2017-2018.

Por, pas shfaqjeve mbresëlënëse në Rusi, në Kupën e Botës, ku Mbappe e ndihmoi Francën të fitonte titullin, ndërsa Neymar nuk arriti ta frymëzojë Brazilin, që u eliminua qysh në çerekfinale ndaj Belgjikës, Sagnol tregon se cili duhet të furnizojë me topin cilin në sezonin aktual.

“Kur shikoje PSG në sezonin e kaluar, mund të evidentoje shumë pasime nga Mbappe te Neymar. Pra, Mbappe ishte në shërbimin e Neymar. Këtë sezon dua të shoh diçka të ndryshme; Neymar të japë më shumë pasime dhe ndihmë për Mbappe dhe pjesën tjetër të ekipit.

Neymar është teorikisht ende ylli i ekipit, por pas Kupës së Botës, ku Mbappe pati një paraqitje madhështore, unë pres më shumë nga ai këtë sezon, në aspektin e asaj që mund ta ndihmojë PSG. Për të arritur këtë, Mbappe do të ketë nevojë për të gjithë ndihmën dhe shërbimin, që mund të marrë nga shokët e tij të ekipit, përfshirë edhe Neymar”.

Related posts

IZOLIMI MERR FUND SOT/ Por 5 yje të Juventusit rrezikojnë edhe 2 javë karantinë, ja emrat

Delo.autor

SKANDALI TEK RUSIA/ Shkëlqeu në Botëror: Babai denoncon ish-futbollistin e REALIT

Isa.Autor

SHËNOHET GOLI I VITIT/ Samuel ETO’O magjeps sërish, çfarë PERLE në Katar (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment