Futboll Seria A Sport

MILAN “PESHKON” NË ANGLI/ Maldini gati 45 milionë euro për të “rrëmbyer” lojtarët…

Komplikimet me Zhordan Veretunë dhe sidomos vonesat në gjetjen e akordit kanë bërë që Milani të monitorojë edhe pista të tjera. Emri i ri në listën e Maldinit dhe drejtorit Masara është Zhan Mishel Seri. Shok skuadre i Frenk Kesit në radhët e Bregut të Fildishtë, ai është një mesfushor polivalent që luan me Fulhemin.

milan

Megjithëse vetëm prej një sezoni në Angli dhe përpos faktit që skuadra e tij ra nga kategoria, 27-vjeçari është në bllokun e shënimeve të shumë klubeve europiane. 32 ndeshje në sezonin e fundit dhe një gol, por kilometra pa fund dhe sens pozicioni e bëjnë një “mall” të çmuar në tregun e futbollistëve.

Vjet e kërkonte me ngulm Barcelona, teksa edhe Interi e ka ndjekur për shumë kohë përpara se të synonte Sensin. Roma dhe Milani janë hedhur në garë javët e fundit, por për ta rrëmbyer nga Londra veriore duhet të paguhen 24.5 milionë euro. Shifrën e ka konfirmuar agjenti i mesfushorit afrikan, Frenklin Mala, që dje për “Mirror” deklaroi: “Milani është një klub, i cili është interesuar kohët e fundit.

Aktualisht mund të them se pres zhvillime, sepse kuqezinjtë janë një destinacion që na pëlqen. Nëse mundësia bëhet konkrete, do ta marrim në konsideratë. Nuk di nëse ka folur me Kesin në kombëtare gjatë Kupës së Afrikës, por Fulhemi ma ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë të largohet pa arkëtuar 24.5 milionë euro”.

LONDËR – NJUKASËLL – Nga Londra e Serisë, Maldini dhe drejtori Masara do të duhet të udhëtojnë 444 km në veri të Anglisë. Njukasëlli do të jetë destinacioni tjetër, pasi kuqezinjtë interesohen edhe për Fabian Sher. Zvicerani vjen nga 22 ndeshje si titullar në kampionat dhe është një mbrojtës që falë përdorimit të mirë të topit mund të bëjë edhe shkatërruesin përpara mbrojtjes.

sERI

Milani e synon si alternativë në prapavijë, ku Kaldara (i dëmtuar), Muzakio dhe Romanjoli janë të vetmit qendërmbrojtës në ekip. 27 vjeç dhe shumë përvojë ndërkombëtare (47 ndeshje me Zvicrën) e bëjnë një element që mund t’i bëjë punë Marko Xhampaolos.

Fabian+Schar+Argentina+v+Switzerland+Tx2yDZxVMztl

Dy vite kontratë me Njukasëllin janë të kapërcyeshme me 20 milionë euro, aq më tepër që edhe vetë Sher është shprehur i hapur për një përvojë në Seria A pas atyre në Gjermani (Hofenhaim), Spanjë (Dep. La Korujna) dhe asaj angleze në sezonin e sapopërfunduar.

Related posts

Milani nuk humbet kohë dhe nis tratativat për të ofruar futbollistin e Torinos

Sadik.Autor

Spalletti: Nëse Santon më kërkon falje, nuk e hedh më në fushë

Q.Autor

Iku Ronaldo, Georgina ekspozohet për herë të fundit në Botëror (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment