Futboll La Liga Sport

KLAUZOLA/ Edhe Philippe Coutinho bëri për ujë të ftohtë klubin e Barcelonës, ja prapaskena…

Sikur të mos mungonte e gjithë tronditja për lajmin e lamtumirës së Lionel Mesit, media angleze u duk sikur donte që ta fundoste akoma më shumë Barcelonën, duke lëshuar një tjetër bombë. Sepse, duke parë se si përfundoi epoka “Mesi”, kur bëhet fjalë për miliona, presidenca katalanase drithërohet.

Dhe në këtë rast bëhej fjalë për Felipe Kutinjon dhe një klauzolë e dalë në skenë, sipas së cilës, Liverpuli priste 20 milionë euro nga Barcelona brenda kësaj jave, pasi kontrata e transferimit të brazilianit nga “Anfield Road” në “Camp Nou” theksonte se nëse fantazisti brazilian prekte 100 prezencat me spanjollët, të kuqtë përfitonin shumën në fjalë.

Por ky lajm që shtoi edhe më shumë mllef kundrejt rangjeve drejtuese të Barcelonës, u përgënjeshtrua menjëherë nga vetë klubi, i cili theksoi se klauzola nuk ekzistonte absolutisht në kontratën me Liverpulin për Kutinjon.

Related posts

Thauvin ka merkato, por Marseille kërkon 50 milionë euro

Sadik.Autor

Balotelli u ankua për ofendime raciale, por gjyqtari e ndëshkoi me karton!!!

Q.Autor

SHORTI I KUPËS SË SHQIPËRISË/ Mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste

F.autor

Leave a Comment