Boks Sport Të tjera

TRONDITET BOTA E BOKSIT/ Aksidentohet për vdekje ish-kampioni 55-vjeçar…

Ndahet nga jeta krejt papritur për shkak të një aksidenti automobilistik, Pernell Whitaker, një prej boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave. 55-vjeçari ndërroi jetë në orët e vona të së dielës, pasi u goditur nga një veturë në Virginia Beach.

Policia në Virginia Beach ka njoftuar se incidenti është ende duke u hetuar. por mësohet se “Kur policët mbërritën në vendin e ngjarjes, zbuluan një viktimë mashkull, që ishte goditur nga vetura. Viktima ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve. Shoferi i veturës qëndroi në vendin e ngjarjes me policinë”, – deklaroi zëdhënësi i departamentit të policisë së Virginia Beach, L. M. Bauder.

I njohur si “Bizelja e ëmbël”, Whitaker, një boksier që kishte armën më të fortë grushtin e majtë, vlerësohet si një prej boksierëve më të mirë mbrojtës në histori.

Pernell Whitaker ka qenë kampion botë në IBF, WBC, WBA për peshat e e lehta dhe Welter. Ka qenë gjithashtu fitues i medaljes së artë në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles.

Related posts

LIVE/ Skënderbeu vendos ‘ligjin’ në 45 minuta, Kamza ‘e vogël’ ndaj kampionëve (VIDEO)

Isa.Autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Joshua si Balboa, vrap në rrugët e Londrës para duelit me Usyk

Delo.autor

NDESHJA KYÇE/ Milan është “macja e zezë” për Torinon…

Sadik.Autor

Leave a Comment