Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Honda në telashe, kampioni i botës do të qëndrojë edhe një muaj pushim

Spanjolli Jorge Lorenzo nuk do të marrë pjesë edhe në dy garat e radhës së botërorit 2019 të Moto GP, ato të Çekisë dhe Austrisë. Piloti i Honda, që nuk ka garuar edhe në Holandë e Gjermani, në dy garat e fundit të kampionatit, ka konfirmuar se do të rikthehet në pistë më 25 gusht, në garën që do të zhvillohet në Angli (pista e Silverstone).

Në Holandë, Lorenzo u dëmtua pas një rrëzimi në provat e lira dhe nuk mori pjesë në garë. Duket se ai nuk është ende gati edhe pse aktualisht kampionati është pushim. Sipas Honda, piloti spanjoll nuk ka rikuperuar ende 100% nga dëmtimi dhe do të rikthehet në pistë vetëm pas një muaji. Në vend të tij do të pilotojë Stefan Bradl.

“Ramë dakord të mos marr pjesë në dy garat e radhës, në Çeki dhe Austri. Në këtë mënyrë do të vijoj fazën e rikuperimit pas dëmtimit. Këtë periudhë të pushimit veror e kam kaluar duke punuar në palestër dhe gjendja fizike është përmirësuar ndjeshëm. Gjithsesi, lëvizjet janë të limituara, ndaj nuk do të rrezikojmë dhe do të përgatitem për rikthimin në Angli”, tha Lorenzo.

Related posts

SPEKTAKOLAR/ HYKA “tërmet” në Dallas, shënon GOLIN vendimtar të takimit (VIDEO)

Isa.Autor

I ARDHUR NË VERË TEK REAL MADRID/ Ja data se kur do të rikthehet Hazard në fushë

Delo.autor

MAINZ-BAYERN MUNICH/ I mjaftojnë 3 minuta lojë, Burkard befason portierin Neuer me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment