Moto GP Sport Të tjera

MOTO GP/ Yamaha nxjerr “jashtë loje” Rossin, investon te talenti francez…

20-vjeçari francez Fabio Quartararo duket se do të jetë pasuesi i Valentino Rossi (40 vjeç) te motori japonez Yamaha. Piloti i ri aktualisht piloton ekipin satelit të Yamaha, atë të Yamaha Petronas.

Paraqitjet e mira të këtij sezoni, i pari për Quartararo në Moto GP (i teti aktualisht në renditje), kanë bërë që motori japonez të hedhë sytë nga ai për të ardhmen. Ai që ka konfirmuar interesimin për francezin është Lin Jarvis, drejtori i përgjithshëm i Yamaha.

“Mendoj se Fabio ka një të ardhme të madhe përpara. Ne do të bëjmë gjithçka është e mundur për ta mbajtur sa më gjatë këtu”, tha Jarvis. Kjo deklaratë vjen pak ditë pas asaj se Rossi nuk është më një pikë referimi për Yamaha.

“Prania e Fabio në ekipin tonë është një stimul edhe për Rossi e Vinales. Ai piloton pa frikë dhe gabon pak. Mendoj se është piloti i duhur për ne, pasi ka ardhur në momentin e duhur”, tha Jarvis. Këtë sezon, Quartararo është ngjitur dy herë në podium dhe ka grumgulluar deri më tani 67 pikë.

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Suarez dhe Dembele shpëtojnë Barcelonën në 3 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

5 VITE MË PARË GJENIU I GODITJEVE TË DËNIMIT ZBARKOI NË PREMIER/ Shikoni momentet dhe golat më të bukur të yllit francez (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ “Euro 2020”: Mbyllet ndeshja Turqi-Itali në “Olimpico”. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment