Basketball Sport Të tjera

HIDHET SHORITI I “EUROBASKET 2021″/ Shqipëria në grup me Serbinë

Në Mynih (Gjermani) është hedhur shorti i grupeve të fazës eliminatore të Kampionatit Europian të Basketbollit 2021 për femra dhe meshkuj. Në këto eliminatore merr pjesë edhe Shqipëria, me të dyja ekipet kombëtare për të rritur dhe të rritura.

Kombëtarja e femrave është pozicionuar në Grupin E të Eurobasket Women 2021, së bashku me Lituaninë, Turqinë e Serbinë. Sipas Fiba-Europe, ndeshjet e kësaj faze do të luhen në tri periudha të ndryshme kohore: 17-25 shkurt 2020; 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.

Një short i vështirë për kombëtaren kuqezi, që me të rriturat nuk fiton prej vitesh. Për më tepër që shorti është shumë i vështirë, me tri skuadra të forta dhe pretendente për t’u kualifikuar më tej.

Shorti i femrave

Kombëtarja e meshkujve ka një rrugëtim më të gjatë për të shkuar në fazën e grupeve. Shqipëria, fillimisht do të luajë fazën para-eliminatore të Europianit. Siç dihet, në gusht, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali do të përballen me Danimarkën e Bjellorusinë.

Kuqezinjtë kanë një javë që kanë nisur përgatitjet për këtë fazë para-eliminatore, ku më tej kualifikohet vetëm skuadra më e mirë. Pra, një mision i vështirë për kombëtaren e meshkujve, që duhet ta mbyllë grupin në vendin e parë.

Në rast se kualifikohet, Shqipëria do të luajë më pas në Grupin C eliminator të Eurobasket 2021, ku janë edhe Republika Çeke, Belgjika dhe Lituania.

Shorti i meshkujve

Related posts

Luka Modriç zbulon sekretet: Ja si e likujduam Messin dhe Argjentinën

Isa.Autor

VIDAL transferohet te Barcelona, Bayern Munchen falenderon mesfushori kilen

Isa.Autor

DASMA SI STADIUM/ Këngëtari sheh ROMËN në celular dhe këndon himnin

Isa.Autor

Leave a Comment