Futboll La Liga Sport

NDRYSHIME TË PAPARASHIKUARA NË EKIP/ Barcelona ka nëntë super lojtar për tre vende në…

Gjatë kësaj vere, Barcelona ka në plan që të bëjë disa ndryshime në “garniturën” e saj, ndërkohë që pritet që në klubin katalanas të kthehet Neymar, sidoqoftë ndryshimet e parashikuara nuk kanë lidhje vetëm me kthimin eventual të futbollistit brazilian, por edhe me konkurrimin e madh në këtë klub.

Trajneri Ernesto Valverde, në fakt, ndodhet midis “vuajtjesh të ëmbla”, pasi ka shumë lojtarë cilësorë, midis të cilëve ai duhet të zgjedhë më të mirët, ndërkohë që Barcelonës sapo i është bashkuar edhe Antoine Griezmann.

Sidoqoftë, “problem” i Valverdes është mesfusha, ku ai ka në dispozicion nëntë futbollistë për vetëm tre vende të lira.

Presidenti i klubit duhet ta zgjidhë këtë problem deri në fund të sezonit veror të transferimeve që t’u shmanget problemeve të tjera të padëshiruara.

Që të luajnë në mesfushë, do të konkurrojnë Buskets, i sapoardhuri De Jong, Rakitiçi, Alenja, Artur, Serzhi Roberto, Vidal, Rafinja dhe Cutinho.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Pas një asist nga Lidenlof, Rashford ndëshkon Granada-n (VIDEO)

Delo.autor

“KJO ËSHTË AJO QË DUAM”/ Messi paralajmëron kundërshtarët: Objektivi këtë vit për PSG është që…

Delo.autor

ARRITI TRIUMFIMIN NDAJ GJERMANISË/ Një futbolliste shqiptare shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të femrave (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment