Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ INTER/ Trajneri Sarri: Ronaldo duhet të bëjë diferencën…

Ditën e nesërme, Juventusi dhe Interi do të përballen në Kinë teksa kanë nisur fazën përgatitore para fillimit të sezonit.

Një ndeshje e cila sipas trajnerit Maurizio Sarri nuk mund të konsiderohet si gjithë të tjerat, pavarësisht se mbetet miqësore.

“Juve-Inter nuk është asnjëherë një sfidë si gjithë të tjerat, por përballen dy skuadra të cilat nuk mund të shprehen në maksimum prej gjendjes fizike, por dua t’i japim vazhdimësi asaj se çfarë shfaqëm në pjesën e dytë ndaj Tottenhamit.

Nuk po mendoj vetëm për sulmin, pasi gjithashtu mbrojtja është e rëndësishme dhe po punojmë shumë. Dybala, thjeshtësisht mund të luajë si 9 false, por mund të gjejmë edhe zgjidhje të tjera. Mund të luajë edhe si trekuartist, pas shpinës së dy sulmuesve.

Ronaldo fillimisht do të luajë në krah, duke e ditur se atij i pëlqen t’i afrohet qendrës. Duhet të bëjë diferencën”, tha Sarri.

Related posts

Polemikat për penalltinë e 1998-s, flet edhe Iuliano: Ja ç’më tha Ronaldo

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Atalanta përmbys Spezia-n e Manajt me “MANITA” dhe kap Inter-in

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Skënderbeu. Pranë golit korçarët, Abibi shpëton portën

Delo.autor

Leave a Comment