Futboll Sport

TRONDITEN TETOVARËT/ Estonezët eliminojnë Shkëndijën nga Championsi

Shkëndija e Tetovës mbeti jashtë Champions League, që në turin e parë eliminator. Ekipi tetovar u mund 1-2 nga estonezët e Nome Kalju në sidën e kthimit të zhvilluar në Shkup.

Takimi nisi që në minutën e 6-të, me një gol të estonezëve, nga ana e Uge, në zhvillimet e një goditje këndi. Gjatë fraksionit të parë të sfidës, miqtë u mbrojtën, dhe arritën ta mbyllin në avantazh.

Me fillimin e të dytës, të besuarit e Qatip Osmanit, u hodhën të gjithë në sulm, dhe vetëm me një penallti të shënuar nga Agim Ibraimi në minutën e 62-të, ia dolën që të barazojnë shifrat. Por, teksa minutat kalonin, Shkëndija u ndëshkua vetëm në minutën e 91-të të takimit, nga një gol i Liliut, ndërsa mendoi se gjithçka kishte mbaruar.

bandicam 2019-07-16 18-19-28-683

Kështu, takimi u mbyll në shifrat 1-2, ndërsa në rezultat total, përfundoi në barazim 2-2, por dy golat e shënuar jashtë fushe nga estonezët, i bëjnë ata që të kalojnë në turin tjetër, ndërsa jashtë mbetet Shkëndija.

Related posts

KORONAVIRUSI PREK NATIONS LEAGUE/ Lojtarët në karantinë për 2 javë, Maqedonia e Veriut i kërkon UEFA-s shtyrjen e ndeshjes me…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani fiton falë golit të Malës dhe zhyt në krizë Dinamon

Delo.autor

Fjalë të ndjera, ja mesazhi i fundit i Coutinhos për Liverpool-in

Q.Autor

Leave a Comment