Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda: Nuk vijmë në Baku si turistë, por…

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp para mediave, në vigjilje të sfidës me Karabakun ditën e nesërme.

Tekniku i “demave”, u shpreh se ekipi i tij nuk vjen si turist në Baku, ndërsa janë të përgatitur edhe për penalltitë, për të kërkuar kualifikimin e për të mos i lënë asgjë rastësisë.

PENALLTI – Penalltitë janë pjesë e lojës, dhe kjo do të varet nga rrjedha e ndeshjes. Nëse mbyllet sërish 0-0, atëherë duhet të jemi të përgatitur prë penalltitë.

KUALIFIKIM – Nuk kemi ardhur në Baku si turistë. Nesër do bëjmë më të mirën tonë. Ndeshja e parë është mbyllur tani, dhe nesër do japim maksimumin në fushë.

DEKLARATA PËR KUALIFKIMIN – Nuk është se duam të kemi një avantazh psikologjik ndaj rivalit. por, ne do të fitojmë nesër. Buxheti i Karabakut është disa herë më i lartë se i yni. E respektojmë kundërshtarim. Të shohim tani si do shkojë në fushë nesër.

KARABAKU – Ndeshja e parë konfirmoi atë që dija për Karabakun. Është një ekip shumë i fortë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë 1 kundra 1.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Lokomotiva e Zagrebit prezanton shqiptarin e radhës

Delo.autor

Tevez dëmtohet duke luajtur futboll në burg

Sadik.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE NË “AIR ALBANIA”/ “Bardheblutë mposhtin me përmbysje Teutën dhe i afrohen rivalit në krye

Delo.autor

Leave a Comment