Sport Të tjera Tennis

NUK ARRITI TË TRIUMFOJË NË “WIMBLEDON”/ Ja statistikat dominuese të Federer ndaj Djokovic

Wimbledon na ka dhuruar një prej finaleve më interesante në historinë e tenisit.

Dy tenistët më të mirë në botë, Roger Federer dhe Novak Djokovic, kanë zhvilluar një duel fantastik që zgjati 5 orë e 2 minuta.

Zvicerani pavarësisht moshës mbi supe arriti që me raste të dukej superior ndaj serbit Djokovic, që nuk dorëzohej në asnjë moment.

Federer humbi mundësinë e artë që të bënte trofeun për vete, duke u thyer nga Djokovic, i cili në fund me anë të ‘Tie Break’, arriti të fitonte finalen maratonike.

Por, disa statistika tregojnë se Federer ishte “ylli” i pafat i mbrëmjes:

Pikët totale të fituara ( 218 – 204) – Federer

Përqindja e pikëve në shërbimet e para (79 – 74) – Federer

Përqindja e pikëve në shërbimet e dyta (51 – 47) – Federer

Shërbime të thyera ( 7/13 – 3/8) – Federer

Më shumë goditje fituese (94 – 54) – Federer

Sipas statistikave të lart përmendura, shihet se fati ndoshta nuk ishte në anën e Federer. Historia mund ta mbaj mend vetëm fituesin, por ylli i ditës së djeshme madje që mori edhe duartrokitjet e mëdha të publikut ishte Roger Federer.

Related posts

“NUK MË PËLQEN TË MË THONË QË JAM LIDER SEPSE…”/ Lukaku: Për të qenë një kampion duhet të përmirësohesh

Delo.autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Barcelona ofron Griezmann për yllin e Juventusit

Delo.autor

“MBRETI I SHIUT”/ Shikoni se si Majkëll Shumaker garoi me tre goma (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment