Bundesliga Futboll Sport

NUK DO TË GJEJË NJË “SHTËPI” TJETËR/ Lewandowski rinovon me Bayern Munich, ja përfitimet

Deri disa muaj më parë, të gjithë ishin të sigurt se karriera e Robert Levandovskit te Bajern Mynih po shkonte drejt fundit. Sulmuesi polak jo rrallëherë kishte shprehur dëshirnë për t’iu bashkuar skuadrave të tjera e për të ndjekur një aventurë të re në karrierë në nëj kampionat tjetër.

Por me sa duket ai ka vendosur që të qëndrojë, pasi mendon se nuk do gjejë një “shtëpi” tjetër si ajo mes bavarezëve. Sipas “Sky”, palët kanë gjetur akordin për të rinovuar marrëveshjen deri në vitin 2023, ndërsa ajo ekzistuese mbyllej në qershorin e vitit 2021. Mediat gjermanë garantojnë se nuk ka ende firmë në kontratë, pasi Levandovski është ende me pushime në Francë por pasi të fillojë fazën përgatitore, do të zyrtarizohet gjithçka.

Levandovski u transferua si lojtar i lirë nga Borusia Dortmund në vitin 2014. Që atëherë, ai ka luajtur 242 ndeshje duke shënuar 191 gola me fanellën e kësaj skuadre.

Related posts

NAPOLI-INTER/ Ja kur ka qenë fitorja e fundit e “Zikaltërve” në “San Paolo”

Delo.autor

DISFATA E CHELSEA-T NË CHAMPIONS/ Del Piero “thumbon” Tuchel: Nuk kuptoi asgjë se çfarë ndodhi në Torino

Delo.autor

REAL MADRID-ATLETICO BILBAO/ Benzema zhbllokon me një goditje me kokë, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment