Futboll Seria A Sport

NUK ËSHTË NË PLANET E INTER/ Nainggolan vendos për të ardhmen, zbarkon tek…

Mesfushori belg, Raxha Naingonal është lajmëruar tashmë se nuk bën pjesë në planet e Interit dhe kështu lojtari ka nisur të kërkojë një destinacion për të ardhmen.

Siç raporton “Sky Sport”, belgu nuk do të largohet nga Italia, pasi ai kërkon të transferohet te Kaljari, skuadër ku ka luajtur nga viti 2010 deri në 2014-ën, kur u largua për te Roma.

Kjo zgjedhje për Naingolanin, erdhi pas konsultimit që ai bëri me menaxherin e tij, Beltrami dhe i detyruar nga problemet familjare që ka momentalisht.

Gjatë gjithë kësaj kohe Eusebio Di Françesko e ka kërkuar me ngulm Naingolanin te Sampdoria, por ai dëshiron të rikthehet te Kaljari në Sardenjë.

Gjithsesi situata do të marrë rrjedhën finale pas kthimit të Interit në Itali.

Related posts

Sergio Ramos do ta mbyllë karrierën në SHBA, te klubi i legjendës angleze

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIM NË EKIP/ David Beckham merr shokun e tij trajner tek Inter Miami

Delo.autor

“VETËM ZOTI NUK BËN GABIME”/ Egbo: Ndeshjen e parë me Bylisin duhet ta harrojmë, nesër do të luajmë me…

Delo.autor

Leave a Comment