Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Europa League Partizani-Sheriff Tiraspor, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Luhet në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja e parë mes Partizanit dhe Sherif Tiraspolit, për turin e dytë të Ligës së Europës.

Të dyja skuadrat e kanë të qartë synimin e tyre, për të marrë një rezultat pozitiv. Trajneri Franko Lerda ka hedhur në fushë nga minuat e parë Brojën, Kordeiron dhe Solomon, ndërkaq në sy bie se Mensah dhe Asani nuk janë në formacionin startues. Tekniku italian ka bërë jo pak ndryshime në këtë sfidë të rëndësishme për të kuqtë. Nga ana tjetër nga minuta e parë do të nisë sfidën për Sherifin, shqiptari Latifi.

LIVE | Partizani-Sherif Tiraspol 0-1

GOL:  / Tambe 23′

KOMENTI LIVE

45′ 3 minuta shtesë.

45’ Ndalet për pak sekonda loje, pasi N’Diaje dhe Solomon përplasen kokë më kokë në një dyluftim ajror.

42’ Ibrahimi hedh një krosim në qendër të zonës për Solomon, dhe në momentin e fundit është N’Diaje që e çon drejt goditjes së këndit.

41’ Broja godet me të djathtën nga jashtë zone, topi shkon lehtë drejt portierit Mikoliç, dhe ky i fundit kontrollon me lehtësi.

38’ Çinari kërkon që të kapë në befasi portierin kundërshtar. Lëshon një të majtë nga rreth 30 metra, por topi mbi kuadrat.

36’ Kartoni i parë i verdhë edhe tek moldavët. N’Diaje ndëshkohet për një faull nga prapa ndaj Solomon.

32’ Top i gjatë për Solomon në majën e sulmit të Partizanit, por në duelin me mbrojtësin N’diaje, ky i fundit e mbron topin dhe portieri Mikuliç del e kontrollon.

30’ Ndalet për disa sekonda loja nga arbitri rus. Lojtarët e të dyja ekipeve i drejtohen stolave respektivë, për t’u freskuar e pushuar pak prej temperaturave të larta.

29’ Kordeiro kërkon t’i marrë një top Balimës, dhe rrëzohet në zonë. Por, për gjyqtarin rus, gjithçka është e pastër, dhe lojtari i Sherifit preku vetëm topin sipas tij.

28’ Rast mjaft i mirë për të kuqtë. Kordeiro hedh një krosim në mesin e zonës, dhe aty gjendet Mala, i cili me kokë e devijon shumë pak topin, dhe nuk e çon dot drejt portës.

23’ GOL SHERIFI 0-1/ Ndëshkohen të kuqtë, Sherifi shënon me Tambe. Pas një goditje të fuqishme nga hyrja e zonës, Alban Hoxha grushton, por topi mbetet aty brenda zone, dhe Tambe nuk e ka të vështirë ta çojë në fundin e rrjetës.

20’ Kartoni i parë i verdhë në sfidë. Ibrahimi ndëshkon për një faull ndaj Latifit. Ka edhe sharje në kor ndaj Latifit nga tifozët e kuq.

19’ Latifi, që ka kaluar nga krahu i majtë i sulmit të Sherifit, hedh një top në zonën e kuqe, por Alban Hoxha del dhe kontrollon.

18’ Mala nga e djathta, lë për Çinarin, ky i fundit hedh një krosim në zonë, por spastrohet mbrojtja nga miqtë.

15’ Shkëndija e parë nga Partizani. Kordeiro lëshon një të djathtë nga krahu i majtë, por topi përfundon mbi portë.

10’ Rast ideal për Sherifin. Një nisje e bukur për Baliman në të djathtë, më pas paston tek Hordienko, dhe ky i fundit me portën e boshatisur e çon topin jashtë kuadratit të Alban Hoxhës.

7’ Kordeiro shmang bukur një kundërshtar në të majtë të sulmit, kroson drejt zonës,por topi shumë i fortë dhe nuk shfrytëzohet nga askush.

5’ Lëvizje të bukura të Latifit në të djathtë të sulmit, pasi shmang dy lojtarë të kuq, kroson në zonë, por largohet topi nga mbrojtja.

2’ Menjëherë topin e kontrollojnë moldavët, dhe kërkojnë të dalin përpara në sulm.

1′ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”.


 

17:10 | Teksa ekipi i Partizanit kryen fazën e nxehjes, në fushën e blertë ka zbritur edhe drejtori Olsi Rama. Ky i fundit, ka qëndruar pranë trajnerit Franko Lerda, ndoshta duke biseduar për detajet e fundit të ekipit para nisjes së ndeshjes ndaj Sherifit.

rama lerdalerda rama

17:00 | Ajo që bie në sy në radhët e Partizanit, është se dy lojtarët e repartit të avancuar, Emanuel Mensah, si dhe Lukas Kardozo, nuk janë as në stolin e rezervave. Trajneri Lerda ka preferuar t’i lërë të dy të ndjekin ndeshjen nga tribuna.

67086008_853429221723532_147588897495318528_n

16:45 | Të dyja ekipet kanë dalë në nxehjen para ndeshjes, por ajo që bie në sy, është se në drejtim të Liridon Latifit në radhët e Sherifit, ka pasur edhe sharje. Gjithsesi, ish-futbollisti i Skënderbeut, ka vazhduar normalisht fazën e nxehjes, bashkë me shokët e skuadrës.

67812976_354149095280119_167841996168232960_nsherifi

 

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Telushi, Mala, Kordeiro, Solomon, Çinari. Trajner: Franko Lerda.

Sherif Tiraspol: Mikuliç, Kristiano, Muzek, N’Djae, Balima, Kendish, Anton, Hordeienko, Latifi. Tambe, Boban. Trajner: Zoran Zekiç

formacionet

/PANORAMASPORT.AL/

Related posts

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT TË FEMRAVE/ Shqipëria dhe Kosova ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Argjentina merr lajmin e mirë, Messi gati për duelin ndaj…

Delo.autor

REKORD NË TURQI/ Trajneri largohet pas 5 ditësh nga klubi i Erzurumspor, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment