Futboll La Liga Sport

NUK NEGOCION ME “KATALANASIT”/ Atletico paguan Griezmann me 20 milionë euro për të…

Vazhdon lufta e ftohtë mes Antuan Grizmanit dhe Atletikos së Madridit. Sulmuesi francez nuk ka ndërmend të paraqitet në stërvitje me bardhekuqtë, ndërkohë që çudia më e madhe lidhet me faktin që ai vazhdon të paguhet nga Atletiko dhe është një nga lojtarët me pagën më të lartë.

Deri në momentin që ka kontratë me madrilenët, Grizman do të vazhdojë të marrë rrogën aty. Këta të fundit duken të bindur për të mos bërë asnjë hap pas dhe nuk kanë ndërmend që të negociojnë me Barcelonën për shitjen e lojtarit dhe pagesën e klauzolës së tij.

Nuk kuptohet ende pse Atletiko e bën këtë lëvizje, por ndoshta lidhet me mundësinë për të përfituar më shumë sesa klauzola nga shitja e tij. Grizman ua ka bërë të qartë se në fundin e sezonit dëshiron të nisë një tjetër aventurë, por Barça nuk e ka mirëpritur bisedën e tij me Barcelonën në muajin mars.

Related posts

SHËNOHET GOLI I VITIT/ ROBBEN triblon 5 lojtarë dhe “fshinë merimangat” e portës (VIDEO)

Isa.Autor

Uruguai-Portugali/ Ronaldo sfidon mbrojtjen më të mirë të Botërorit

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Teutës i dalin mirë llogaritë, ka pikë më shumë se në sezonin e titullit

Delo.autor

Leave a Comment